Armando Duka nuk ka rivalë për kreun e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. E ndërsa kategoria e Parë dhe e Dytë janë vendosur në resht, duke parë ngjarjet e fundit në Superligë, përveç Flamurtarit, oponenca e vetme e Dukës mund të vinte nga Kukësi.
Por, ndodh e kundërta, Presidenti Safet Gjici shprehet në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ se Duka i duhet futbollit shqiptar edhe një mandat, duke shuar zërat që e lidhnin me një kandidim në këtë post. “Personalisht nuk kam ambicie për postin e FSHF, nuk e kam menduar asnjëherë dhe nuk mendoj se do ta drejtoja ndonjëherë këtë institucion.
Mendoj se futbollit shqiptar i duhet edhe të paktën për një mandat Armando Duka, pasi ka bërë një punë të mirë. Duka ka ruajtur balancat në krye të FSHF, ç’ka më duket një punë jo shumë e lehtë.
Nuk mendoj se ai ka bërë gjithçka mirë, por duhet vlerësuar edhe për punën që ka bërë, plus që nuk ka rivalë. Deri tani nuk kam parë asnjë person që të dalë me një platformë për drejtimin e FSHF.
Prandaj, vota ime shkon për Armando Dukën edhe për një tjetër mandat dhe jam i bindur se do të fitojë” deklaron ai. Por, ajo që habit është se paqja u vendos shumë shpejt në aksin FSHF-Kukës, pas akuzave të forta të pak muajve më parë.
Por si e komenton Gjici këtë? “Është e vërtetë që Kukësi u dënua rëndë këtë edicion në të gjitha aspektet, por kjo, jo për faj të Dukës, pasi nuk u tha Presidenti i FSHF, arbitrave që dënoi Kukësin” shtoi ai. Ndërsa përsa i përket faktit që zgjedhjet zhvillohen në mes të edicionit dhe pak ditë pas mbërritjes së kreut të UEFA-s në Shqipëri, Mishel Platini, Gjici nuk mendon se favorizojnë Dukën.
“Nuk mendoj që data e zgjedhjeve dhe vizita e Platinisë do të favorizojnë Dukën, pasi ai e ka krijuar staturën e tij me atë që ka bërë për futbollin” thotë ai. Në fund, Gjici ka folur edhe për merkaton që ka zhvilluar Kukësi, ku është i bindur se rezultatet do të jenë konkrete.
“Kemi afruar futbollistë shumë cilësorë dhe tani presim rezultatin në fushë. Jemi gati për ‘luftë’ në të gjitha frontet”përfundon ai.
/Shqiptarja.com