UEFA i bën jehonë ekipit të Kukësit në sajtin e saj zyrtar pas fitores përballë ekipit të Metalurgut të Doneckut me rezultatin e pastër dhe të merituar plotësisht 2-0. Kukësi në renditjen e 58 ekipeve pjesëmarrëse të Evropa League kishte koeficientin më të vogël, por kjo nuk e pengoi aspak që të surprizonte.
“Kukësi i përulur vazhdon të gjëmojë për Shqipërinë. Nën kampionët e Shqipërisë treguan se bukuria e futbollit qëndron në faktin se në përplasjet me eliminim direkt, renditja dhe koefiçientët nuk do të thonë asgjë” kjo është jehona që UEFA i bën ekipit të Kukësit në sajtin e saj zyrtar pas fitores përballë ekipit të Metalurgut të Doneckut me rezultatin e pastër dhe të merituar plotësisht 2-0. Kukësi në renditjen e 58 ekipeve pjesëmarrëse të Evropa League kishte koeficientin më të vogël, por kjo nuk e pengoi aspak që të surprizonte duke fituar përballë ekipit të Metalurgut duke e mposhtur në të gjithë aspektet. UEFA.com citon edhe trajnerin Armando Cungu, sipas të cilit “Kukësi po bën historinë.” Ndërsa më pas kujton se Kukësi është skuadra e vetme shqiptare që nuk ka humbur asnjë nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe që ka regjistruar ecurinë më të mirë në kompeticionet evropiane. Në rast kualifkimi ndaj Metalurh Donetsk, ëndrra do të vijojë në fazën play-off, përballë kundërshtarëve të tillë si Tottenham Hotspur, Dynamo Kiev, apo Fiorentina. Një ditë pas ndeshjes për mediet ka folur edhe njëri nga protagonistët e takimit, Renato Malota, autori i golit të dytë ka deklaruar se shpresat për një kualifikim edhe në këtë tur janë më reale se kurrë, pasi rezultati 2-0 në Tiranë, u jep mundësi nën kampionëve të vendit që të udhëtojnë të qetë në Ukrainë për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më datë 8 Gusht. Ndërsa presidenti Safet Gjici ka deklaruar se kemi ende për të treguar ‘Kukësi nuk e ka thënë fjalën e fundit në këtë kompeticion, kemi besim që do të kalojmë edhe turin e tretë. Ndeshja e parë me Metalurgun ishte fantastike, tani kemi edhe një 90’ përpara për të mbyllur këtë kapitull dhe hapur një tjetër”. Në përfundim të fjalës së tij, Gjici kujton edhe njëherë premion prej 200 mijë eurove në rast se do të kualifikohen në turin tjetër. Nëse kalon këtë tur, Kukësi do të bashkohet me ekipin e Skënderbeut, i cili me shumë mundësi do të skualifikohet nga Champions, për t’ju bashkuar Evropa Leagues, por sigurisht që nuk do të ndeshjet me Kukësin, pasi një përballje e tillë mes shteteve është e ndaluar në këtë fazë.
/Shqiptarja.com