Gjiganti i rrjeteve sociale kërkon falje për problemet e shkaktuara

Gjiganti i rrjeteve sociale kërkon falje për problemet e shkaktuara


Ditën e djeshme miliona përdorues të "Facebook" në mbarë botën kanë hasur probleme me përdorimin e kësaj platforme por jo vetëm, pasi probleme kanë patur edhe dy rrjetet e tjera sociale "Instagram" dhe "Whatsapp".

Së fundmi "Facebook" më anë të një postimi në faqen zyrtare në "Twitter-it" ka shpjeguar dhe ka kërkuar falje për anomalinë që përfshiu këto platforma të rrjeteve sociale.

"Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.

Kujtojmë se pronari i "Facebook", "Instagaram" dhe "Whatsapp", Mark Zuckerberg është bërë shpesh herë shenjestër e akuzave për shkak të shkeljes së privatësisë së përdoruesve. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen