TIRANE - Kreu i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika është rikthyer të dëshmojë në Gjykatën e Tiranës në procesin gjyqësor ku vetë ai është i pandehur me akuzën e flasifikimit të dokumentave zyrtare nga personi që ka për detyrë ti lëshojë.
Në një kohë kur pretendimet e prokurorisë janë se lejet nën hetim janë dhënë pa kaluar fare në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë, kryebashkiaku Shpëtim Gjika theksoi sot se të dyja lejet e ndërtimit, për të cilat ai akuzohet, janë shqyrtuar në KRT dhe më pas janë miratuar në mbledhjen të drejtuar nga vetë ai.
Gjika pranoi para gjykatës se leje ndërtimi janë dhënë dhe pa kaluar kërkesat në Këshill Teknik, duke përdorur si krahasim dhe kompleksin "Jon" të vjehrrit të kreut të PD Lulzim Basha.
I pyetur në lidhje me dhënien e lejeve për 3 firma që nuk ishin krijuar ende në mars të 2010, Gjika është shprehur se në asnjë nen të urbanistikës sipas tij nuk thuhet që subjekti ndërtues duhet të ketë liçensë.
Sëbashku me gjikën të pandehur janë dhe Aleks Ahmataj , Artan Ferati , Blerdi Licaj , Eleni Dardhaj , Gentian Sherifaj , Gezim Feta , Mustafa Tartari ndërsa gjykata është drejt përfundimit të këtij procesi për sa i përket pyetjes së dëshmitarëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO