Shpëtim Gjika refuzon qeverinë për Reformën territoriale. Në kërkesën e dërguar nga qeveria ndaj kryetarëve të njësive vendore lidhur me ndarjen e re administrative, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika nuk i ka kthyer një përgjigje Ministrit të Shtetit Bledi Çuçi lidhur me dy variantet e miratuar për ndarjen e re territoriale. Sipas shkresës së depozituar në Kuvend për njësitë vendore të qarkut Vlorë, vihet re mungesa e përgjigjes së Shpëtim Gjikës por është ajo e kryetares së këshillit bashkiak Evis Allushi e cila shprehet pro ndarjes së re territoriale.
Konkretisht në shkresën e saj shprehet gatishmëria për bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Ministrisë për ndarjen e re territoriale. Kësisoj Vlora ka të njëjtin precedent si Tirana ku kryetari i Bashkisë nuk i ka kthyer një përgjigje qeverisë për ndarjen territoriale ndërsa Këshilli Bashkiak pro.
/Shqiptarja.com