VLORE - Pesë orë pas arrestimit, kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjik është dashur të shoqërohet në spitalin rajonal të qytetit bregdetar pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Gjika ndodhej në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndërsa është shoqëruar në spital me forca policie dhe nga vetë shefi i komisariatit.
Burime të sigurta nga spitali i Vlorës për A1 Report thanë se Gjika ka pësuar dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë. Të njëjtat burime sqaruan se Gjika ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit për shkak se aty kanë aparaturat për ta mbajtur nën monitorim. Po ashtu mësohet se një vit më parë kryebashkiaku i Vlorës është shtruar në spital me parainfarkt.

(Foto: Shpëtim Gjika në automjetin e policisë drejt spitalit)
Pas mjekimit, Gjika pritet që të rikthehet sërish në qeli, ku do të qendrojë deri në caktimin e masës së sigurisë nga ana e Gjykatës së Vlorës.

(Efektivët e policisë në spitalin ku u dërgua Shpëtim Gjika)
Qytetari i parë i Vlorës u arrestua në banesën e tij për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje të falsifikuar për ndërtimin e një pallati 11 katësh, si dhe për pengimin e hetimeve në zbulimin e të vërtetës. Bashkë me Gjikën u arrestua edhe vartësja e tij, drejtoresha e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Vlorës, Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi.
Me sa duket një përballje e dytë me drejtësinë nuk është përballuar dot nga kryebashkiaku Gjika, i cili vetëm pak muaj më parë u shpall i pafajshëm nga gjykata e Tiranës, sërish nën akuzë për leje të jashtëligjshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com