Gjika ndryshoi destinacionin e
lejeve dhe sheshit të ndëtimit

Gjika ndryshoi destinacionin e<br />lejeve dhe sheshit të ndëtimit
TIRANE- Shpëtim Gjika dhe punonjësja në Drejtorinë e planifikimit te teritorit, jane marrë të pandehur dhe pritet të dalin para gjykates se Vlorës për të përballur me akuzat e Falsifikimit të dokumentave.

 RASTI U DENONCUA NGA BANORET
Burime pranë prokurorisë së Vlorës bëjnë me dije se kallëzimi është bërë nga rreth 20 banorë para 6 muajsh, ku fillimisht hetimet kanë nisur për akuzën e Ndërtimit të paligjshëm.
Por pas verifikimit të dokumentacionit në bashkinë e Vlorës, ka rezultuar se në këtë çështje ka gisht dhe kryebashkiaku. Më pas u konstatua se rasti kishte të bënte dhe me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Rasti, në fjalë është zbardhur pas pyetjes së dhjetëra personave, duke filluar nga Shpëtim Gjika, pronarët e tokës ku ndërtoheshin pallatet, pronarët e kompanive “Deco sistem” dhe “Embio shpk”, si dhe kryetari disa prej anëtarëve të KKRT së bashkisë së Vlorës. Sipas prokurorisë, prapa kësaj skeme qëndron një aferë korruptive, kundrejt së cilës është bërë dhe ndryshimi i destinacioneve për lejet dhe sheshet e ndërtimit. Mësohet se gjatë komunikimit të akuzës, Gjika s’e ka pranuar atë.

Ndërtesa 13 katëshe është ende në ndërtim e sipër. Aktualisht kemi të bëjmë me një ndërtesë karabina që ka shkuar në 5 kate.

SI U FALSIFIKUAN PROCESVERBALET
Bëhet fjalë për dy proceverbale që janë falsifikuar tekstin e përmbajtjes së mbledhjes së KRRT.  Kjo është bërë nga inxhinieria urbanistikës, Eleni Dardhaj në bashkëpunim me Gjikën.
Me falsifikimin e proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010 është synuar ndryshimi i destinacaionit të lejeve të ndërtimit, të cilat ishin vendosur për miratim nga KRRT-ja  e bashkisë së Vlorës. Kur kanë kaluar për firmën e fundit të kryebashkiakut Gjika dhe inxhinieres urbanistike, është bërë ndryshimi i teksteve të procesverbale, duke sjellë dhe ndryshimin e destinacionit të lejës së ndërtimit. Pra nga një territor tjetër, që ishte planifikuar të ndërtoheshin dy objektet janë ndërtuar në zonën bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko. Rasti i dytë bën fjalë për një pallat në zonën e teritorit të Portit, që është e ndaluar me ligj, pasi konsiderohet si zonë e rëndësisë së veçantë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit