TIRANE- Deri në vitin 2018 do të investohen 450 milionë usd në sistemin energjetik, tha sot ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të projektligjit të ri “Për energjinë elektrike dhe modeli i pritshëm i tregut të energjisë”. Gjiknuri njoftoi se me këto financime, synohet fuqizimi i sistemit shqiptar të energjisë dhe dalja e tij në tregun rajonal. Fjala e Ministrit Gjiknuri në tryezën me grupet e interesit për ligjin e energjisë

“Ndërsa në vitin 2016 nis nga puna linja e interkonjeksionit 400 KV Shqipëri-Kosovë, po punohet për fillimin e punimeve edhe për një linjë të tillë me Maqedoninë. Do të punojmë që vendi të ketë sa më shumë linja të interkonjeksionit dhe jo si deri tani, kur lidhet vetëm me Malin e Zi dhe Greqinë”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit, liberalizimi i tregut të energjisë në 40% të tij në vitin 2018, krijon mundësi të mira për shkëmbimin e energjisë mes prodhuesve privatë dhe atij publik. /ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)