Gjiknuri: Aksioni ndaj çdo abuzimi
beteja e qytetarëve të ndershëm

Gjiknuri: Aksioni ndaj çdo abuzimi<br />beteja e qytetarëve të ndershëm
Aksioni i gjerë i nisur kundër vjedhësve të energjisë elektrike po ecën me sukses dhe do të vijojë me kontrolle të përditshme në çdo lagje, rrugicë në çdo cep të vendit. Kështu deklaroi sot për median, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ministri njoftoi rezultatet 10-ditore që nga data 27 Tetor deri sot. "Nga arkëtimet e faturave të energjisë është bërë e mundur që në arkën e OSHEE-s të arkëtohen 542 milionë lekë", tha ai.

Sipas tij, nga kjo shumë e arkëtuar, 218 milionë lekë janë arkëtuar nga bizneset dhe 252 milionë lekë nga konsumatorët familjarë.

Gjiknuri theksoi mes të tjerave, se "aksioni me kontrollet po vijon dhe me punonjësit e OSHEE-së, ku deri sot, janë proceduar 31 punonjës", ndërsa u shpreh i vendosur se askush, asnjë biznes, nuk do t'i fshihet përgjegjësisë për cdo abuzim me vjedhjen e energjisë elektrike.

Më tej, ministri duke iu përgjigjur thirrjes së djeshme të opozitës për protesta për këtë aksion, tha se "kjo thirrje tregon suksesin e aksionit ndaj vjedhësve dhe abuzuesve me energjinë elektrike të papaguar". "Opozita po kërkon të pengojë reformat qe kemi nisur në sistemin energjitik, por ne nuk do të ndalemi, sepse kjo është beteja e qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve", tha ministri Gjiknuri.

Deklarata e plotë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)