Gjiknuri: Albpetroli, privatizim
i dështuar, si thes për militantët

Gjiknuri: Albpetroli, privatizim<br />i dështuar, si thes për militantët
TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ka qenë sot i pranishëm në analizën e punës së kompanisë “Albpetrol” në Fier. Ministri Gjiknuri u shpreh se, kjo kompani ka nisur të kontribuojë për buxhetin. Duke u ndalur tek "Albpetrol"-i, Gjiknuri tha se, për këtë kompani ka pasur një privatizim të dështuar dhe se është përdorur si thes për militantët në të kaluarën.
 
“Albpetrol për herë të parë filloi të bëhet me kontribut për buxhetin e shtetit. Ajo që është kontribuuar në këto 4 muaj në buxhetin e shtetit, pra ai 5 milionësh dollar dividend nuk është bërë i mundur për shumë vite me radhë. Mjafton kjo diferencë të tregojmë se si është abuzuar më përpara në këtë ndërmarrje. Shpesh herë është kthyer në një mekanizëm politik thjesht për të plotësuar disa njerëz e pa pasur kapacitetet reale që reflektonin gjendjen e shoqërisë. Ndërmarrja është përdorur si një thes do ta thoja, ku punësohen njerëz që as kanë qenë fare këtu në Shqipëri, kanë qenë emigrantë, militantë politikë”, tha Gjiknuri.

Ministri ndër të tjera tha se janë të mirëpritur të gjithë ata koncesionarë dhe investitorë që duan të investojnë në vendin tonë, por nga ana tjetër nuk do mbyllen sytë para detyrimeve që ata i kanë shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë