Gjiknuri: Arritëm marrëveshjen me CEZ, i hapëm rrugë investimeve

IRANE 24 Qershor/ATSH/- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të martën se qeveria shqiptare dhe kompania çeke CEZ Group kanë arritur një marëveshje mirëkuptimi për zgjidhjen e konfliktit në sektorin e shpërndarjes së energjisë.
Në një konferencë për shtyp, përkrah ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Gjiknuri sqaroi detajet e marrëveshjes së arritur.
Sipas marrëveshjes, tha Gjiknuri, pala çeke CEZ do të bëjë transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, ku 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë..
Po ashtu informoi Gjiknuri, pala çeke heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009, si dhe nga çdo pretendimi tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare. Marrëveja parashikon që shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kotrolluar tashmë nga shteti merr përsipër t'i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. "Kjo vlerë u dakordësua të paguhet me këste deri në vitin 2018 me nëj vlerë të përgjithshme interesi prej 7.9 milionë eurosh mbi principalin e dakordësuar", sqaroi Gjiknuri.
Ministri tha se marrëveshja parashikon se palët heqin dotë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar dhe ligjor . Pala çeke informoi Gjiknuri, tërhiqet nga procesi i arbitrazhit të hapur në maj të viti 2013. Marrëveshja e dakordësuar do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave dhe më pas nga Kuvendi
Zgjidhja përfundimtare e konfliktit me CEZ , u hspreh Gjiknuri, qartëson statusin juridik të kompanisë, por i hap rrugë edhe investimeve në sektorin e shpërndarjes i lënë në kolaps pikërisht për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve.
Janë të paktën 200 milionë dollarë që priten të investohen menjëherë nga të cilat 150 milion i përkasin Bankës Botërore dhe do të aktivizohen menjëherë këtë vit. Arbitrazhi do të kërkonte 4-6 vite kohë dhe kostoja e mborjtjes ligjore do të shkonte në miliona euro, pa qënë të sigurtë në suksesin e çështjes', deklaroi ministri Gjiknuri.
Ministri sqaroise ko ishte zgjidhja me e drejtë dhe më me pak kosto, ndërsa akuzoi qeverinë e mëparshme që unk bëri asgjë për të zgjidhur situatën me kompaninë çeke, madje tha ai priti zgjedhjet e 2013-ës duke ndërlikuar pozitën juridike të Shqipërisë.
Sistemi i shpërndarjes se energjisë elektrike u privatizua ne vitin 2009, për një shumë prej 102 milion eurosh. Që nga viti 2009 e deri në janar të vitit 2013 kur Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licencën kompanisë, marrëdhëniet mes "CEZ"-it dhe shtetit shqiptar kanë qënë të ndërlikuara. Gjatë kohës se menaxhimit të kompanisë nga çeket, "CEZ" nuk arriti të përmirësonte treguesit, nivelin e humbjeve apo rritjen e arkëtimeve.
Edhe kontrata për investimet nuk u respektua. Konflikti u thellua edhe më shumë kur "CEZ" nëpërmjet një grupi pune nisi mbledhjen me forcë të borxheve tek abonentët familjarë, proces ky i cili krijoi konflikt me policinë e shtetit. Kjo bëri që "CEZ" të mos paguante më Koorporatën Elektronergjitike për energjinë që merrte dhe i gjithë sistemi hyri në një spirale borxhesh që sot përllogaritet në mbi 700 milionë euro./a.gjonaj/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?