Gjiknuri: Ju tregoj ku qëndron
problemi i vërtetë për ZAZ-të

Gjiknuri: Ju tregoj ku qëndron <br />problemi i vërtetë për ZAZ-të
TIRANE - Projekti i Partisë Demokratike për numrin e Zonave Administrative Zgjedhore kaloi në Kolegjin Zgjedhor dhe u fut si projekt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke u politizuar administrata. Kështu është shprehur Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e lajmeve në televizionin A1Report. Deputeti socialist e nisi komunikimin me gazetaren Mira Kazhani me një sqarim për të gjithë publikun në lidhje me konfliktin e krijuar për numrin e Zonave Administrative Zgjedhore (ZAZ) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

89 Zona Administrative Zgjedhore (të propozuara nga PD) apo 76 të tilla (të propozuara nga administrata)? Sipas Gjiknurit këtu nis i gjithë problemi, ndërsa thekson se administrata është në dispozicion të Partisë Demokratike.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste sqaron se numri i ZAZ-ve nuk është problem në vetvete, por mënyra e zgjedhjes së ZAZ-ve duhej të vinte përmes konsensusit dhe mirëkuptimit. Megjithatë Damian Gjiknuri thekson se jo detyrimisht shtimi i numrit të ZAZ-ve mund të sjellë proces më të shpejtë numërimi. “Kur ke një projekt akt në tavolinë dhe je duke diskutuar për të nuk mund ta tërheqësh brenda natës dhe ta ndryshosh..kjo e dekonspiron rolin e KQZ”, theksoi Gjiknuri.

Duke risjellë në vëmendje pikënisjen e ndryshimit fillestar të numrit të ZAZ-ve (pra 76 të tillave), Gjiknuri sqaron:
“Partia Socialiste kërkoi një propozim konkret për qarkun e Fierit.
Njazi Kosovrasti i urdhëruar nga Sali Berisha një ditë tha: Ky vendim është i rëndësishëm, e përkrahim por ne kërkojmë konsensus me Partinë Socialiste për të parë një projekt të përbashkët. Afati i fundit ishte 7 dhjetori, Kosovrasti kërkoi shtyrjen e mbledhjes. Dhe Berisha tha të shtojmë numrin e ZAZ-ve. Partia Socialiste tha që nuk jemi dakord, të lëmë 76 të tilla.”

Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve diskutohej për projektin me 76 ZAZ, Gjiknuri thotë se për dy javë ka ardhur në tavolinë projekti i Partisë Demokratike me 89 ZAZ duke u kthyer në projekt të KQZ. “Pra politizohet administrata dhe kështu lind konflikti sepse KQZ këtë vendimin duhet ta marrë me shumicë. Mjafton të analizosh këtë ngjarje dhe publiku e kupton anësinë e KQZ”, - tha deputeti socialist.

Ky vendim sipas Gjiknurit, u realizua nga Kolegji Zgjedhor në kundërshti me ligjin. “U politizua problemi dhe u detyrua Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim në kundërshtim kundër ligjit. Kolegji, s’mund të zëvendësojë administratën sepse ka parime. KQZ ishte në proces të marrjes së vendimit, nuk mund të ndërhynte Kolegji për të thënë se 89 është më e mirë se 76, sepse nuk pati ekspertizën e nevojshme...pati urdhër politik..”, theksoi Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.

Sipas deputetit Gjiknuri, “ato detyra që i përkasin organeve zgjedhore dhe kërkojnë mirëkuptimin e palëve nuk mund të imponohen me vendimin e kolegjit, pasi kthehen në diktat.”

ARVIZU E THA EDHE SOT, DUHET MIREKUPTIM
I pyetur nga gazetarja Kazhani në lidhje me deklaratën e Ambasadorit Amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arvizu për shqetësimin e tij ndaj KQZ-së, Gjiknuri tha se faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për mirëkuptim mes palëve

“Ata vijnë nga vende me standarde të tjera zgjedhore i dinë rregullat. Dhe kanë bërë thirrje për mirëkuptim mes palëve. Vendimet duhen marrë me konsensus e ka thënë më herët e dhe ambasadori Sequi”, tha Gjiknuri.

Redaksia Online

(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit