Të gjithë abonentët e Elbasanit, Librazhdit, Grmashit dhe Cërrikut janë pajisur me matësa të energjisë elektrike. Ky lajm është bërë i ditur pas një vizite të punës në terren të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratorit te OSHEE, Adrian Çela.

Gjiknuri tha që në momentine vendosjes së sahatit, konsumatorët nuk do të tarifohen më duke u bazuar tel faturimi afrofe. ‘’Është një investim shumë i rëndësishëm dhe angazhim që po mbahet. Me rëndësi është të kuptohet nga çdo qytetar se dëmtimi dhe dhunimi i sistemit të matjes nuk do të tolerohet. Askush që do të vërë dorë mbi sahatet duke i dëmtuar ato qëllimisht nuk do ti shpëtojë ndëshkimit të ashpër. Pajisja e konsumatorëve me matësa ka koston përkatëse financiare. Nuk mundet dhe nuk do të tolerohet që individë të caktuar të dëmtojnë sistemin e matjes dhe koston ta paguajnë qytetarët korrekt me ligjin”, u shpreh Gjiknuri. 

Ministri gjithashtu ka thënë se pas këtij hapi do të vijohet transformimi i Zyrave të Kujdesit ndaj klientit në mënyrë që të përmirësohet marrëdhënia midis punonjësve dhe abonentëve.

Cela ka folur për investimet e shumta që janë bërë në system dhe për ato që do të bëhen më tej. Ai tha se leximi i sahatit për qytetarët që deri më tani paguanin afrofe, do të nisë në muajin korrik. Për rajonin e Elbasanit OSHEE regjistron mbi 200 përqind të arkëtimeve në 3 vitet e fundit dhe niveli i humbjeve ka zbritur nga 47% që ishte para 2 vitesh në nivelin e 20-25 %.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com