Gjiknuri në F.Krujë: Sulmi i zyrave
të OSHEE s'ndal aksionin e energjisë

Gjiknuri në F.Krujë: Sulmi i zyrave<br />të OSHEE s'ndal aksionin e energjisë
FUSHE--KRUJE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar zyrën e OSHEE në Fushë Krujë ku një ditë më parë iu vendos tritol.
 
Pavarësisht këtij akti terrorist ministri theksoi se aksioni kundër vjedhjes së energjisë do të vazhdojë.
 
“Aktet terroriste kanë për qëllim frikësimin e punonjësve të OSHEE. Aksioni kundër vjedhjes së energjisë do të vazhdojë”, theksoi ministri Gjiknuri.
 
Zyrat e OSHEE në qytetin e Fushë-Krujës një ditë më parë janë bërë objekt i një sulmi me tritol.
 
Një sasi eksplozivi i është vendosur zyrave të këtij institucioni, duke shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se ky sulm me tritol vjen pas aksioneve të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme.
 
Disa ditë më parë, u vendos një tjetër sasi tritoli në godinën ku ndodhet zyra e OSHEE, por me sa duket autorët gabuan objektiv, duke i shkaktuar dëme një lokali aty pranë.

Fjala e plotë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Ky akt terrorist synon që të frikësojë forcat e rendit, synon të frikësojë punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe synon të frikësojë qeverinë që të ndalë këtë fushatë aq të nevojshme që është beteja e qytetarëve të ndershëm, ndaj abuzuesve të energjisë elektrike.

Një gjë dua të them, ky akt terrorist është konfirmimi i suksesit të fushatës sonë. Ne do të vazhdojmë, nuk ka terrorizëm që do të frenojë betejën e ligjit me antiligjin, nuk ka terrorizëm që të frenojë shumicën e qytetarëve të ndershëm që respektojnë ligjin, të cilët e mbështesin masivisht këtë veprimtari të policisë dhe të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ndaj abuzuesve, vjedhësve apo inspiruesve të tyre politikë. Prandaj duam ti bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë, të bashkëpunojnë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kjo është një fushatë që nuk do të ndalet, pasi është në të mirë të reformave në energjetikë, në të mirë të sigurimit të furnizimit me energji elektrike, në të mirë të mbarë qytetarëve të cilët duan zbatimin e ligjit, duan të jenë të ndershëm me pagesat dhe është vetëm një pakicë që sado agresive dhe violente të jetë, nuk mund të mbysë zërin e shumicës së qytetarëve shqiptarë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'