Gjiknuri në Vlorë: Ne e mundim Bashën edhe vetëm me lagjen Çole, më shumë njerëz kemi këtu se sa kishte ai në gjithë qarkun! PD-LSI e ndjenë humbjen

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë zhvilluan takime elektorale përmbyllëse të fushatës në rajonin Nr.4 dhe Nr.5 të qytetit bregdetar.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në takimin e organizuar në lagjen Çole sipas Gjiknurit është treguesi më i qartë se rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë i padiskutueshëm dhe i thellë.

“Shikoni sa shumë jemi këtu sot. Më shumë kemi njerëz këtu në këtë takim në Çole se sa kishte Lulzim Basha me gjithë Qarkun në mitingun e Vlorës. Ne e mundim Lulzim Bashën edhe vetëm me Çolen sepse Çolja është zemra e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, ajo çka ndodhi në Vlorë nuk erdhi rastësisht por sepse në pushtet kemi Partinë Socialiste e cila e ka vërtetuar se e do Vlorën.

“Alternativat e tjera nuk na çojnë askund. Është e faktuar se Partia Demokratike kur është në pushtet nuk mendon fare për Vlorën por veprat e punët e nisura i lë si zgavra të hapura. Projektet e nisura në lagjet “Çole” e “Kume” të rajonit 4 duhet të vijojnë ndërsa i garantoj banorët se shumë projekte të tjera na presin. Të votosh për Partinë Socialiste këtë herë  do të thotë të votosh për Vlorën. Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera e kanë dhënë garancinë se janë të vetmit që punojnë për ju”, theksoi Gjiknuri.

Në mandatin e tretë, vijoi ai, ne do të përfundojmë legalizimin e të gjitha pronave konform ligjit.

“Ne nuk prishim siç bëjnë ata por vetëm ndërtojmë e do të vijojmë ta bëjmë Vlorën qytetin më të rëndësishëm. Përballë transformimit të Vlorës, kundërshtarët tanë politik i ka zënë frika e fitores tonë të thellë dhe po aludojnë duke akuzuar për vjedhje votash. Ndërkohë, në fakt janë ata të LSI-së që po kapen duke tentuar blerje votash. Këtu nga Vlora ne ju themi se nuk ka gjë që ta ndalojë uraganin vlonjat, i cili në 25 Prill do t’ja kthejë referendumin Presidentit duke marrë 9 mandate, sepse vlonjatët janë popull mirënjohës dhe gjithçka që është bërë për Vlorën ata do ta shpërblejnë më votë masive për numrin 12, për Partinë Socialiste”, u shpreh Gjiknuri.

Kandidati Ilir Metaj përpara elektoratit të tij theksoi se “Vlora është një qytet me zhvillim të pakthyeshëm turistik që është krijuar nga Partia Socialiste me Edi Ramën Kryeministër. Të gjitha investimet transformuese po e rrisin çdo ditë potencialin ekonomik të qytetit me prespektivë të madhe zhvillimi. Në 25 Prill ne do t’i tregojmë të gjitha partive se vota meritohet vetëm me punë, vetëm kush bën për Vlorën atë që ka bërë qeverisja e Edi Ramës e meriton votën. Në 25 Prill do të vijojmë të qëndrojmë të gjithë bashkë që Vlora të jetë e bekuar e ku fëmijët tanë do të ndërtojnë të ardhmen. Në 25 Prill do të vërtetojmë se Vlora është mirënjohëse ndaj atyre që punojnë për të. Në 25 Prill ne do të jemi me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, theksoi kandidati Metaj.

Duke falenderuar të gjithë banorët e Rajonit 4 për mbështetjen masive që vazhdimisht i kanë dhënë Partisë Socialiste, deputetja Vilma Bello theksoi se PS është e vetmja alternativë për të ardhmen.

“Me punë konkrete Partia Socialiste e ka treguar se është e vetmja alternativë që sheh të ardhmen. Dhe e ardhmja është Shqipëria e Shqipëria bëhet me punë dhe vetëm me punë. Në këto dy mandate qeverisje nuk arritëm të bënim dot aq shumë sa do të donim por për këtë e duam mandatin e tretë për të bërë akoma më shumë. Siç Vlora është transformuar, ky trasformim do të bëhet realitet edhe në lagjet më periferike, përfshi lagjet “Çole” dhe “Kume”, ku puna konkrete përmes projekteve transformuese ka nisur. Besimi i jepet vetëm atyre që e kanë vërtetuar se punojnë, jo atyre që shohin ëndrra me sy hapur, vetëm atyre që janë me njerëzit e për njerëzit, jo atyre që shkatërrojne e vrasin. Këtu në Vlorë do i japim Partisë Socialiste 9 mandate. Ne do e ndezim Vlorën zjarr votash për Partinë Socialiste të Shqipërisë, i vetmi zjarr që do ndezin vlonjatët, i vetmi”, theksoi deputetja Bello.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste përpara banorëve të Rajonit 5, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri duke u ndalur në të gjitha investimet infrastrukturore të realizuara në këto dy mandate qeverisëse në këtë rajon, theksoi se rruga e nisur nuk ka kthim pas e se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në zonat periferike.

“Fushata elektorale është drejt fundit, natyrshëm mbështetja për PS është e dukshme. Fitorja ndjehet kudo dhe jam i sigurtë se PS do ta marrë këtë mazhorancë. Kjo i ka tërbuar kundërshtarët, sidomos atë Presidentin e Republikës, që ka dalë tani të gjejë kudo fajtorë për humbjen e të shpallë atë revolucionin që ka në kokë që vlonjatët e shqiptarët në tërësi do marrin armët, sfurqet e shpatat se ky zotëria po na humbka zgjedhjet. Kjo është shenja e parë e humbjes së tyre. Po të ishin të sigurtë për fitoren ata pse do bënin zhurmë? Siç kemi bërë ne në 2013 kur ishim krejt të qetë se fitorja dukej. Kanë filluar të thonë po blihen vota, ndërkohë që të vetmit njerëz që kapen janë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e tyre që blejnë vota. Pra, kanë filluar të përgatisin justifikimin për humbjen”, theksoi Gjiknuri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari