Ministri Gjiknuri theksoi se qeveria në shtator gjeti një sektor energjie të zhytur në borxhe, ndërsa shtoi se vitin tjetër do të nisin edhe hapat e parë për liberalizimin e tregut. Gjiknuri tha se për këtë është e nevojshme që kompanitë të marrin garanci për pagesat e prapambetura dhe jo siç bënte qeveria e mëparshme që premtonte pafund.
“Sektori energjetik është një situatë të vështirë dhe ka nevojë vendi për zhvillime të reja, por që të kenë garanci. Është krijuar një kaos për shkak të mos shlyerjes së borxhit. Jo siç bëri qeveria që premtonte pafund se do të shlyente. Prandaj shumë shpejt do të vijë në Kuvend ligji për energjitikën. Vitin tjetër nisim hapat e para për liberalizimin e tregut të energjitikës. I duhet hequr barra KESH, për të krijuar kushte shumë më të mira edhe për treguesit e energjisë. Kjo është tendenca kudo në vend, dhe duhet bërë një strukturim pa goditur familjet në nevojë. Do të kërkojë kohë, por me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve do të ja dalim.” theksoi Gjinkuri
"Plane konkrete për shndërrimin në shifra rekord të prodhimit të naftës në vend"
Ndërkohë, lidhur me hidrokarburet, Gjiknuri, nënvizoi se qeveria ka plane konkrete për shndërrimin në shifra rekord të prodhimit të naftës në vend.
“Sa i përket hidrokarbureve, me planet e zhvillimit që janë në tavolinë, do të kapë rekorde të prodhimit të naftës. Ministria ka planin e qartë për herë të parë për hidrokarburet, por që edhe shteti të marrë pjesën e vetë.” u shpreh ai
"Fund kaosit në Bulqizë dhe fragmentimit të sektorit minerar"
Ndërsa, sa i përket sektorit minerare, Ministri i Energjitikës, tha se do t’i jepet fund kaosit në Bulqizë si dhe fragmentarizmit të këtij sektori. Ai bëri të ditur se në këto 300 ditë, u kalua përballja me të vërtetën dhe gjendjen e vështirë që u gjend ky sektor, dhe për të arritur sukses sipas tij nevojitet kohë dhe angazhim i të gjithë aktorëve.
“Për të vazhduar për sektorin minerar, kemi gati ligjin që nesër do të miratohet. Do t’i japim fund kaosit në Bulqizë, dhe barrë të tjera që gjoja janë marrë me vendime gjykatash. Sektori mineral nuk mund të mbetet peng i fragmentimit dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Është fakt se për shkak të ushtrimit të kontrollit të konçesioneve, të bëhej e mundur në këtë qeveri, gjë që kjo nuk ishte bërë më parë. Ajo që kaloi ishte përballja me të vërtetë. Ne gjetëm një sektor që duhej përmirësuar, morëm masa të forta, rezultatet nuk janë të shpejta, por suksesi kërkon angazhimin e të gjithëve, për ta kthyer këtë në një sektor që gjeneron fitime, dhe jo barrë.” tha Gjiknuri
Peleshi: Ndryshojmë kulturën e vjedhjes së energjisë e cila cilësohet trimëri
Edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ishte i të njëjtit mendim sa i përket sektorit të energjisë, ndërsa shtoi se do të punohet edhe për ndryshimin e kulturës së vjedhjes së energjisë që cilësohet sipas tij nga opnioni publik si trimëri.
“Ne kemi një potencial të madh në energji, dhe ky sektor nga një sektor që duhej të sillte të ardhura në buxhetin, është një barrë në kuptimin negativ. Kompanitë dhe borxhet e krijuara dita ditës, janë kthyer në shqetësim serioz për ekonominë shqiptare. Ditët e para ishin ditët e masave emergjente, por edhe ditë të planifikimit të një të ardhme. Ne do të ndryshojmë kulturën e vjedhjes së energjisë. Normalisht ajo duhet dënuar ndërsa tek ne kjo shihet si trimëri.” tha Peleshi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)