TIRANE - “Shitja e hidrocentraleve nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që i shkaktoi një krizë balancës së sistemit energjitik në vend, por janë 32 milionë euro të pareflektuara të cilat shkuan për fushatën elektorale të PD”. Deklarata është bërë nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë disktutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë.
Sipas Gjiknurit, shitja e këtyre HEC-eve nga qeverisja e PD në vitin 2012, shkaktoi krizën energjitike, pasi këto hidrocentrale i shërbenin balancës së sistemit energjitik. Dhe jo vetëm kaq por Gjiknuri nënvizoi se janë 32 milionë euro të pareflektuara nga qeveria e mëparshme, para këto të cilat nuk shkuan në sistemin energjitik, por u përdorën për fushatën elektorale të Partisë Demokratike.
Në këtë drejtim, ministri u shpreh se sot ata që akuzojnë e protestojnë, janë fajtorët për këtë gjendje të sistemit energjitik.
“Janë 32 milionë euro të pareflektuara në tarifën e HEC-eve të shitura. Shitja e hidrocentraleve akt i rëndë. Nuk mund të shiteshin pasi i shërbenin balancës së sistemit energjitik. Këto para nuk shkuan për sistemin energjitik por për fushatë elektorale. Këto u shitën në vitin 2012 dhe shkuan për fushatë dhe jo për sektorin energjitik. Prandaj sistemi u zhyt në krizë çdo vit. Problemi i kësaj, janë ata njerëz që sot dalin e akuzojnë.” tha Gjiknuri

Gjiknuri: Nxitja e investimeve dhe liberalizimi i tregut, rruga e rimëkëmbjes së sistemit të energjisë
Duke u ndalur konkretisht tek shitja e hidrocentraleve nga ana e qeverisë së Partisë Demokratike në vitin 2012, Gjiknuri u shpreh se kjo është një humbjeve madhe për aseset kombëtare, pasi këto HEC-e kishin një rëndësi të veçantë sa i përket ruajtjes së balancës së sistemit energjitik.
Për të rimëkëmbur këtë dëm të shkaktuar, Gjiknuri tha se do të veprohet në dy mënyra, nxitja e investimeve dhe liberalizimi i tregut. Kjo sipas tij do të bëjë të mundur që deri në fund të vitit të ardhshëm, HEC-et e ndërtuara të mund të shesin energjinë e tepër për bizneset, duke u liruar Korporatën Elektroenergjitike dhe duke i dhënë kësaj të fundit rritje ekonomike.
E gjitha kjo sipas Gjiknurit, bëhet për ta shndërruar sistemin energjitik, në një sistem që mund të mbajë vetë veten e tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO