TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka shprehur solidaritet me familjet e prekura nga shpërthimi në termocentralin “Kosova A”. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njofton se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim energjie dhe në këtë kuadër, pala kosovare ka shprehur nevojën për një sasi që mund të shkojë deri në 200 megavat në bandë për tre ditët e ardhshme.
“Pikëllim dhe dhembje për lajmin tronditës që vjen nga Kosova. Solidaritet me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi e rëndë, lutje për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve...”, shkruan Ministri Gjiknuri në profilin personal në rrjetin social “Facebook”.
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare prej orës 15:00 të ditës së sotme do të nisë furnizimin përmes linjës Fierzë-Dragash me 50 megavat në bandë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com