Thirrjet për 15 marsin/ Gjikondi: Meta duhet të ishte ndaluar në flagrancë, kreu vepër penale!

TIRANË- Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka bërë deklaratën e fortë se presidenti Ilir Meta duhet të ishte ndaluar dje në flagrancë pasi me paralajmërimin e tij se "do të mësyjë në 15 mars në parlament", ka kryer vepër penale.  

"Meta ka konsumuar një vepër shumë të rëndë personale që është përmbysja e rendit Kushtetues, "thirrje publike për veprime të dhunshme kundër rendit Kushtetues". Klasa politike është shumë e kapur me njëra tjetrën dhe SPAK ka në krye të saj një ish- prokuror që nuk di ende se në çfarë territori po ecën, mendonj që jemi në një rast flagrant që kryetari i shtetit bën thirrje hapje për përmbysje të rendit kushtetues. Mendoj që drejtësia e (pa)varur. Ndoshta dhe për ndalimin e tij flagrancë, që kurrsesi një president nuk mund ta bëjë", tha ajo. Por nuk ka qenë i këtij mendimi ish- ministri i çështjeve sociale, Elmaz Sherifi, që sipas tij nuk ka konsumuar një vepër penale.

Për Gjikondin, Meta e ka lexuar krejtësisht gabim Kushtetutën për të cilën shprehet se po e mbron dhe sipas saj e gjitha kjo është "luftë" mes të gjitha palëve, pa përjashtuar mazhorancën, bëhet për të kapur institucionet e drejtësisë.  

"Meta nëse e citon, duhet ta lexojë Kushtetutën. Neni në Kushtetutë e përcakton qartë kur  presidenti shpërndanë parlamentin. Një nen tjetër përcakton kompetencat e tij: Drejton mesazhe kuvendit; ushtron të drejtën e amnistisë; jep nënshtetësisë shqiptare; jep dekorata; pranon letra kredenciale; me propozim të kryeministrit emëron kreun e SHISH, të Akademisë së Shkencave dhe cakton datën e zgjedhjeve; kërkon mendim nga institucionet dhe Neni 94 i vë pikën që thotë nuk mund të bëjë asgjë që shkon përtej përpos kësaj. Gjëja më ironike, Meta të nxehet që nuk po kap anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.  Të gënjesh një popull me emocione dhe shprehje përçarëse nuk i bën nder Shqipërisë", tha ajo.

Anti- Kushtetues, e quan Sherifi marrjen e kompetencave të presidentit për betimin të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në thelb, sipas tij mazhoranca ka të drejtë ta bëjë, por është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thotë se nëse duan ta bëjnë një gjë të tillë, duhet të ndryshojnë Kushtetutën. "Nuk ndryshon dot ligjin se kundërshton Kushtetutën. Ndryshohet Kushtetuta, hiqja kompetencën presidenti, po nuk mund të ndryshosh ligjin. Ky është një puç Kushtetutës. Duhet të ndryshojnë Kushtetutën. Por nuk e interpretojnë se s'ka gjykatë kushtetuese", tha ai.

Për ndryshim Kushtetute është edhe regjisori, Kastriot Çipi. Si një mbështetës që doli në shesh në tubimin e 2 marsit, ai shprehet se Meta duhet të hap një debat të ri, atë të ndryshimit të Kushtetutës. Sa i përket 15 marsit, këtë ai quan grusht shteti nga Meta duke thënë se nuk do ta mbështesë.

"15 marsi tejkalim i ligjit, pastaj do ishte ai në grusht shteti. Unë s'do i shkoja pas. Duhet një Kushtetutë e re dhe të bëhet me referendum. Se dy parlamente kanë treguar se janë të papërgjegjshëm. Meta duhet të hapë debatin, për një kushtetutë të re", tha Çipi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Meçe: Nuk ia fal Metës që përdori politikisht flamurin kuqezi...nuk reagoi kot Amerika

Në një tjetër këndvështrim e ka parë tubimin e presidentit Ilir Meta ditën e djeshme, inxhinieri Arben Meçe. Duke marrë shkas nga reagimi i ambasadores Amerikane, për Meçen ajo që nuk do ia falë kurrë Metës është përdorimi i flamurit kuqezi në protestë. Në studion e 'Repolitix', Meçe tha se dalja e Metës si përfaqësues i atij flamuri është më e rëndë, pasi me një shembull të thjeshtë tha se nuk përfaqëson ato persona që ishin në Kongresin e PS.

"Përdorimi politik i flamur kombëtar, jo zotëri këtu nuk të fal, por të përdorësh politik jo. Të thotë unë jam përfaqësuesi i flamurit, kur unë se ndjej një gjë të tillë këtu nuk ia fal. Po ata që ishin në Kongres dje që thërrisnin "Rama" nuk janë shqiptar?, tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 04/03/2020 11:37

    Vetem oligarket miljonere mund ta arestoje METEN se Populli e mbeshtet me protesta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse