Gjikondi në Report Tv: Primaret e Berishës, farsë dhe pa bazë ligjore! Emrat i kishte paracaktuar, ashtu siç ka bërë 30 vite me PD

Primaret e zhvilluara dje nga Sali Berisha për të zgjedhur emrat e kandidatëve për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, për aktivisten Brisida Gjikondi ishin farsë dhe pa bazë ligjore. Në një intervistë për Report Tv, Gjikondi sqaroi se zgjedhjet e djeshme të mbështetësve të Berishës nuk quhen primaret dhe se emrat e fituesve ishin paracaktuar nga Berisha, ashtu siç ka bërë në 30 vite që kishte në dorë Partinë Demokratike.

“E gjithë çfarë po bën Berisha , të gjitha këto procedura që nga referendumi, primaret, sulmet në selinë blu, janë një farsë e madhe në shërbim të tij. Edhe këto primare nuk kanë bazë ligjore, edhe sikur të ishin ligjore, janë të gabuara pasi primaret nuk janë këto, primaret janë se dalin 3-4 kandidatura për të kryesuar një parti, këta konkurrojnë dhe bëjnë diskutime para anëtarëve të partisë. Emrat kanë qenë të paracaktuara. Berisha ka pas PD në dorë për 30 vjet dhe nuk ka bërë kurrë primare, por ka vendosur gjithmonë vetë, çdo gjë ka qenë zgjedhja e tij.  Koalicionin e shoh më afër të Berishës me LSI, Nuk ka folur asnjë autoritet amerikan kaq fort ndaj një personi “non grata” se sa për Berishës. Berisha po bëhet një model i keq edhe për personat e tjerë “non grata” në botë, pasi ka një sjellje agresive”, tha Gjikondi.

Ndërsa lidhur me situatën e Bashës, Gjikondi tha se “ai është në kushte mbijetese dhe duhet të gjejë kandidatura të fuqishme dhe të jenë figura me kontribute në qytetin e tyre.”

Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese mban seancën për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjikondi shprehu besimin se Kushtetuesja do ta shkarkojë.

“Nesër shpallet vendimi, Gjykata Kushtetuese e ka pasur një kohë të ekzagjeruar për të studiuar dosjen. Meta e ka humbur rrugën dhe vetëm funksionin e Presidentit nuk mund të mbulojë, nesër Kushtetuesja shpall vendimin dhe ratifikon vendimin e Kuvendit shqiptar.  Gjykata Kushtetuese ka vendime të formës së prerë dhe nuk ke ku i ankimon vendimet e saj. Për sa kohë Ilir Meta dhe Berisha e shumë ministra kanë kryer korrupsion dhe janë të pandëshkuara nga SPAK do të shikojmë kështu cinizmi e ironie që do jenë në politikë edhe 20 vjet”, tha Gjikondi.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Medemek: 31/01/2022 14:45

    Metmutu hajduti neser shkon ne te semes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve