Gjikondi në Report Tv: Rama e ka caktuar presidentin! Bashkimi i PD ende larg, Berisha i pari që nuk e do, e mban me mercenarë

TIRANË- Negociatat që po bën Partia Socialiste me opozitën, shoqërinë civile si edhe qytetarët, aktivistja Brizida Gjikondi e ka cilësuar një show, kjo sepse sipas saj emri i ri i presidentit është përcaktuar më herët nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Gjikondi tha se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur e vetme kreun e ri të shtetit, pas ndryshimeve Kushtetuese që u bënë në 2008.

"Është formale gjithë ky shoë, sepse dihet që mazhoranca ka numrat, ka bërë ndryshimet kushtetuese të 2008 në 21 prill, kjo pjesa e shoë sikur ka gjithë përfshirjen, konsultim me opozitën, e dimë. Dihet që klasa sunduese shqiptare ka një drejtim vertikal të pushtetit, mazhoraca është nën hyqnim e Ramës dhe ai e ka zgjedhur se kush do të jetë presidenti i ri", tha ajo.

Në një kohë kur Rama ka artikuluar se kërkon një emër përtej politkës, Gjikondi shprehet se bindur se ai/ajo do të jetë një figurë që vjen nga radhët e socialistëve, që ka ardhur në politik pikërisht prej tij.

"Nuk do gjejë një figurë jashtë politikës, po një figurë që e ka futur vetë në politik, se ka frikë se nuk do e menaxhojë dot, nuk do çuditesha që të ishte një grua. Mendoj që një grua e zgjedhur nga një burrë që të jetë në funksion të rehatisë së tij, do doja një burrë, një figurë atërore, me dinjitet të spikatur, i heshtur dhe dinjitoz", tha aktivistja.

Gjikondi e cilëson si të turpshme faktin që vendi hyn në një proces për të zgjedhur presidentin e ri, pa pasur një ligj organik që i bën të qarta që në fillim kriteret dhe identikitin  që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

"E turpshme që të hysh në zgjedhjen e presidentit të ri pa pasur një ligj organik për presidentit. Jep kritere të detajuara se kush mund të jetë president, por politikës nuk i ka interesuar se nuk do e zbatonte", deklaroi Gjikondi.

Ndalur te zhvillimet nga PD-ja, Gjikondi u shpreh e bindur se demokratët nuk do të bashkohen për sa kohë pjesë e saj vijon të jetë Sali Berisha.

"Perosni i parë dhe i fundit që nuk e do bashkimin është Berisha, do një PD të komanduar të kontrolluar, nëse do të bashkohet do të jetë në krye të kësaj toge ushtarake, t'i bësh karshillik aleatit tonë më të fuqishëm,më duket jo një çmenduri, por mosmirënjohje dhe të qenit kamizak deri në ekstrem, në PD janë të gjithë kamikaz të fatit të Berishës, jo po do vijmë në pushtet, gënjeshtër. Detyra e Alibeajt është të rezistojë, me integritetin dhe logjikën që ka, të gjithë sulmeve. Bashkimi i PD ende larg për sa kohë Berisha është aty, kërkon ta marrë peng PD për t'u bërë faktor para Amerikanëve, kjo nuk do kishte ndodhur nëse SPAK nuk do e linte të fuqizohet kaq shumë, ka qenë një plak", përfundoi Gjikondi në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia