Gjikondi: Po për injorimin e dekretit pse nuk bëri kallzim penal presidenti?!

Gjikondi: Po për injorimin e dekretit pse nuk bëri kallzim penal presidenti?!

Ilir Meta

Me Dekretin nr.11 211. datë 27.06.2019 Presidenti i Republikës mbas shtyrjes që i kishte bërë Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019 vendosi si datë të mbajtjes së tyre datën 13 Tetor 2019. Dekret i cili u injorua in ekstremis nga të gjitha palët politike, por edhe nga Instirucionet që janë të ngarkuara me ligj për zbatimin e Dekreteve të tij.

13 Tetori rezultoi të ishte një ditë cfarëdo, askush sbëri asgjë, përfshi dhe reagimin e Presidentit, të cilit jo vetëm ju injorua akti më i lartë juridk që ai nxjerr, por ju zhbë dhe autoriteti kushtetues që ai do ushtrontë në të gjithë territorin e Shqipërisë për një nga ushtrimet më bazikë të të drejtave të qytetarit, atë të përzgjedhjes së përfaqësuesvë të tyre lokalë.

Reagimi I tij kushtetues isht NUL. Përpos ndonjë domateje dhe qeni që e fluturonte në ajër ai nuk pati asnjë reagim si mediatik as ligjor për nulizimin e Aktit më të lartë që nxjerr ai, Dekretin.

Natyrshëm lind pyetja, pse nuk procedoi zoti Meta administrativisht, ligjerisht qoftë dhe penalisht për këtë injorim dhe mos njohje të aktit që ai nxorri, sidomos duke patur parasysh që ai në bazë të Kushtetutës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e të gjithë kombit, ndaj injorimi është shumë i cilësuar sic nuk duhet të harrojmë se ky është organi që veprimtarinë e tij e ka të ndërthurur me të tri pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësorm ndaj ska asnjë shpjegim përzgjedhja e reagimeve ndaj pasojave që ai bën. Me llogjikën e mosnjohjes së Dekreteve që ai nxorri për zgjedhjet vendore i bie që të gjithë faktorët e politikës shqiptare të jenë non grata në presidencë pasi e injoruan, si dhe institucionet kushtetuese që sja zbatuan, për mos folur për kallzimet penale të cilat duhet të ishin ndërkohë të shumta si gjethet e kësaj vjeshte. Ilir Meta nuk mund të jetë përzgjedhës në reagimet e tij, ndryshe se merr kush seriozisht, megjithëse ka shpresë që ai të reagojë dhe me vonesë për injorimin e Dekretit të 13 Tetoritm mos harrojmë se dhe hakmarrja e tij ndaj Ambasadorit të OSBE rezultoi një pjatë e ftohtë, që ju servir larg në kohë dhe logjikë Ambasadorit. Por sic thotë ajo kënga e famshme °What goes around comes around..°.. dhe kuptohet që kështu do shkoj kjo histori tragjikomike shqiptare... e cila me gjenialitet është pëshkruar nga Gomari i Babatasit të Fishtës..

Ju rrugaça e sallahana

vagabonda, shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij

qi të mjerës ksaj Shqypni

thellë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbë mbi dhè

der kur ju, t’u tallë npër ne,

do t’na qelbni fis e atdhè?

Ah! Bre ju… nuk dij shka u kjoftë,

se tashma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare ju ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m’ndoi shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me’i gjysë setre t’pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me’i komçë t’njitme në grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

edhe kto lidhuna me’i spagë:

shtatit rreshkë e ba saragë,

t’tanë gordec e berbalec

pa ndo’i msim, e pa ndonji dije,

me’i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllav a grek me zemër,

falun barkut veç Shqypnisë,

si ajo marrja e t’gjith njerzisë…

tuj u shitë ju për gjith treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n’”smoking”, e tash në “bon-jour”

ju, qi dje s’kishit ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m’sahan t’huej gjithmonë tue ngranë,

rrugën krejt na e keni xanë,

ke na shkoni pash e m’pash,

edhe besa me “gulash”

me “mafishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “hashurè”,

“kofsha gjelash” ngreh kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepë” e “majdanos”

“shishqebap”, “brizolla viçi”,

“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “muhalebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

dersa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t’Atdheut

kanë ra n’luftë si shqipe t’leta,

kanë shkri gjà e shpija t’veta,

tanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahula,

kta shqiptarë, shqiptar kah ksula,

n’vend qi ju me u vu n’konop,

a se brinjt m’jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue

për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo’i skele detit,

lavjerrë buz’sh, harru si viça

kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,

për me u prì udhës s’qytetnisë

e me i sjellë t’marën Shqypnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka, bij prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo’i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Barasija,

Përparimi e Qytetnia,

veç pse ende deri m’sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un tashma jam regjë me jue,

jau njof shpirtin deri m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqypnije!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë