Gjimnazi “Aleks Buda” çel dyert
për komunitetin pas orarit mësimo

Gjimnazi “Aleks Buda” çel dyert<br />për komunitetin pas orarit mësimo
Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës do të hapin dyert e tyre edhe pas orarit zyrtar të mësimit. Kjo falë projektit të Bashkisë së Tiranës për kthimin e tyre dhe në qendra komunitare.
 
Gjimnazi “Aleks Buda”, Njësinë Administrative 11, do të jetë shkolla e parë , në të cilën do të zbatohet kjo nismë.
 
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte sot në këtë shkollë, ku mori pjesë 3 kurset që zhvillohen paralelisht në këtë shkollë: “Multilanguage Caffe”, “Pikturë” dhe një ëorkshop mbi Vullnetarizmin.

veliaj
 
“Sot fillojmë për herë të parë zbatimin e një projekti, i cili ka qenë një rekomandim i Ministrisë së Arsimit. Më vjen mirë që jemi bashkia e parë që e merr seriozisht kthimin e shkollave në qendër komunitare. Me pak fjalë, kjo nënkupton që mbas orëve të mësimit, ata që duan të marrin njohuri shtesë, qoftë në gjuhë të huaja, qoftë në art, në rastin konkret në pikturë, apo në kurse të veçanta, ka një mundësi fantastike për ta bërë”, tha Veliaj.

veliaj
 
Sipas tij, kjo nismë është edhe një mundësi e mirë punësimi, për ata që do të angazhohen në mësimdhënie apo në trajnime të ndryshme.
 
“Do të jetë një mundësi fantastike për të punësuar mësues dhe mësuese që kanë dalë në pension ose mësues apo mësuese të rinj, të cilët mund të fillojnë paraprakisht me kurse të tilla”,
u shpreh Veliaj.

veliaj
 
Çfarë është projekti “Shkollat si Qendër Komunitare”
Projekti “Shkollat si Qendër Komunitare” vjen si një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të lagjeve për të shfrytëzuar asetet që kanë shkollat pas mbarimit të mësimit për kurse, trajnime e aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Është parashikuar që të zhvillohen aktivitete postkurrikulare dhe që përfshijnë kurse në matematikë, fizikë, gjuhë-letërsi, informatikë, gjuhë të huaja, kimi, biologji, filozofi, lexim dhe shkrim kundër analfabetizmit.
 
Gjithashtu, do të zhvillohen edhe kurse ekstra kurrikulare për art dhe kulturë, duke përfshirë disiplina të tilla si: vizatim, makete – përdorimi i plastelinës, muzikë, dokumentar, film, kërcim, aktrim, poezi apo punë artizanale. Ambientet e institucioneve arsimore do të shfrytëzon në kohën e lirë edhe për edukimi joformal, duke angazhuar debate mes gjimnazeve dhe të rinjve për tema rreth aktivizmit vullnetarizmit, barazisë gjinore, lidership, diskriminimi, e folura publike dhe për rolin e të rinjve në vendimmarrje.

Të rinjtë dhe komuniteti do ketë mundësi që të shfrytëzojë po ashtu fushat sportive dhe palestrat e shkollave për aktivitete të tilla si ndeshje futbolli, volejboll, basketboll, tenis, atletik etj. Qëllimi i aktiviteteve ekstra kurrikulare është nxitja e të rinjve dhe komunitetit të jenë pjesëmarrës dhe aktiv në jetën artistike, kulturore, sportive dhe edukimin joformal. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema