TIRANE - Një konflikt i mëparshëm me një nxënëse dhe thirrja sot në drejtori për të sqaruar situatën dyshohet se kanë shtyrë një gjimnaziste kryeqytetase të ndërmarrë një akt të rëndë, duke u hdhur nga dritarja e shkollës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 në gjimnazin Petro Nini Luarasi.

Bëhet fjalë për një nxënëse të vitit të dytë, e cila pak pasi kishte nisur ora e parë e mësimit, është hedhur nga dritarja e banjës së katit të dytë.

Vajza mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtoresha e shkolles 'Petro Nini Luarasi' Teuta Bracaj ka reaguar menjëherë mbi incidentin e ndodhur me gjimnazisten. Drejtoresha bën të ditur se vajza kishte konflikt me një vajzë tjetër, porse të dyja janë nxënëse shumë të mira dhe nuk kishin paraqitur më parë probleme. Sipas drejtoreshës sot në dretori do të bëhej pajtimi mes vajzave në prezencë të prindërve, por ky ishte casti kur gjimnazistja kërkoi të shkonte pak caste në tualet, dhe aty kreu aktin. Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Së pari duhet të ju informoj se vajza është shumë mirë me shëndet, ndodhet nën kontrollin e mjekëve. Ne e dinim konfliktin që ka ndodhur ndërmjet dy gocave një ditë më parë dhe sot në mëngjes kishim thirrur prindërit e tyre sëbashku me to të bënim pajtimin në praninë e psikologes, të qetësoheshin. Mami me vajzën kishin ardhur që sot në mëngjes ndërkohë ishim duke pritur të vinte edhe pala tjetër. Unë isha në drejtori sëbashku me komisionin, ndersa vajza ishte me mamanë ishte në korridor të shkollës. Gjatë orës së parë, ndërkohë që ne prisnim të vinte edhe pala tjetër ajo shkëputet nga mamaja duke i thënë së ikte në tualet dhe hidhet nga dritarja”, thotë për A1 REPROT, drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”

petro nini luarasi

Me marrjen e njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa ka mbledhur dëshmi për të sqaruar ndodhinë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)