Gjin Gjoni me 'grupin e sulmit' të PD në protestën e 20 shkurtit
Deputeti demokrat, Gjin Gjoni i është bashkuar thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, i cili paralajmëroi sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin.
Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Gjoni kritikoi mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet në protestën e 20 shkurtit, duke nënkuptuar se tani ata mund të sulmojnë selitë e PS.
“Për sa kohë që në krye të policisë së shtetit janë njerëz të cilët janë të lidhur me krimin, për sa kohë që policia e shtetit menaxhohet nga njerëz të cilët janë pjesë e organizatave kriminale, padyshim që ngjarje të tilla do të ndodhin. Por Partia Socialiste dhe qeveria duhet t'i vënë gishtin kokës, sepse lufta ndaj një partie politike nga ana e një krahu tjetër mund të sjellë të njëjtën përgjigje edhe nga ana e Partisë Demokratike, në partitë dhe në degët e Partisë Socialiste të cilët ndodhen në Tiranë ose në rrethe të tjera. Unë nuk e uroj këtë, të them të drejtën, por në rast se gjërat do shkojnë në këtë drejtim, të jeni padyshim që militantët dhe pjesa e simpatizantëve të Partisë Demokratike është e pamundur që t'i mbash brenda kornizave ligjore në raport me këtë mënyrë sjellje”, tha Gjoni.
Lajmi kryesor:
Berisha me tone lufte, kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do iu asgjësojmë (VIDEO)












