Historia e një gazetareje nga Torino gjatë vizitës së saj në Basilicata. Këtu banorët flasin dy gjuhë, kisha është e zbukuruar me mozaikë dhe ikona bizantine si dhe Shenjtori ka origjinën nga Lindja.

Komunitet shqiptare në Basilicata të cilat janë parë nga afër, janë rrëfyer nga një gazetare. Ajo quhet Rosita Ferrato nga Torino e cila udhëton shumë shpesh në vende të ndryshme. Kësaj radhe ajo ka qenë në Basilicata, në kërkim të territoreve të etnisë shqiptare.

Siç shkruan vetë gazetarja, ndodh që je e ftuar në një zonë të Basilicatës dhe zbulon një botë të re, si ajo e shqiptarëve në jug të Italisë. Ata emigrantë që në mesin e shekujve XV dhe XVI u larguan nga atdheu i tyre, pasi në vendin e tyre kishte shpërthyer lufta kundër pushtimeve otomane dhe heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Kombëtar luftoi pushtuesin me trimëri.

Ndodh që mund të gjendesh në Basilica në një vend ku rrugët kanë dy emra, (një në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën italiane), banorët flasin dy gjuhë, kisha është e zbukuruar me mozaikë dhe ikona bizantine si dhe Shenjtori ka origjinën nga Lindja. Ky vend është Gjinestra, i cili ka marrë këtë emër për shkak se katër shekuj më parë, ky vend ofronte për vizitorin pyje të mëdha dhe fusha me lule të verdha të gjinestrës.
Një herë e një kohë gratë nxirrnin fillin nga lulja e gjinestrës dhe burrat kultivonin rrushin për verë, ullirin për vaj dhe grurin për bukë.

Gjinestra apo Zhura është një nga venbanimet arbëreshe në Itali ku banorët e së cilës ruajnë gjuhën shqipe të dialektit arbëresh dhe zakonet e atdheut të tyre të lashtë.

Gjinestra u themelua nga një grup arbëreshësh ardhur nga Shkodra, një qytet në veri të Shqipërisë, (e cila ishte pushtuar nga turqit), sollën me vete traditat e të parëve dhe gurët me të cilët kanë ndërtuar Kishën që ekziston edhe ende sot.

Në këtë vend ndodh që të ndash një ditë me pasardhësin e heroit kombëtar të vendit të shqiponjave (dhe i cili ishte gjithashtu një princ) dhe të kujtosh se Italia dhe Shqipëria janë jo vetëm të lidhura me njëra tjetren historikisht por edhe një vend që respektojnë origjinën e tyre.

Por për fatin e keq përpjekjet për të ruajtur identitetin arbëresh rrezikon të venitet me kalimin e kohës brenda pak brezave. "Shumë të rinj nuk mësojnë më gjuhën shqipe” - shpjegon Michele Donato Mazzeo, Kryetar i Komitetit 544 dhe organizator i konferencës, përgjegjës i kulturës së Barile, dhe në fakt shumë njerëz largohen nga vendi,dhe nuk janë shumë të interesuar.

Megjithatë, duhet për të ndihmuar këto komunitete të jashtëzakonshme për të vazhduar betejën e tyre kundër kohës, kundër së resë që largon traditën për shkak se ajo nuk është në modë.

SHËNIM:
Ginestra apo Zhura është një komunë e provincën së Potencës në Basilicata. Troiano Caraçiolo kështu quhej pronari feudal i Ripacandida-s, (komunë në provincën e Potencës) në vitin 1478 i dha shqiptarëve leje për ndërtimin e shtëpive në zonën që quhej fillimisht Lombarda Massa, ose ferma e longobardëve.

PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE

ZHURA, KATUNDI KU UDHAT KANË DY ËMËRA

Të rrëfiejturit i një xhurnaliste torineze në një katund lukan

Komunitatat aljbëreshe në Bazilikatë të kauzuara ka një artiste çë është i mëstjerit.Tue spulçartur në internet gjem blogun i një xhurnaliste e fotografe çë pat sembri në jetën e saj një amur i fort për kulturën e të tjervet. Ia thon Rozita Ferrato, vjen ka Turina e vjaxhar shumë. Tje pak mot erdh në vendet me etni aljbëreshe të Bazilikatës. Pse, si vetem ajo e shkruan, “ Kapitar të jeshë invitartur në Bazilikatë e të ndodheshë tek një jetë ndryshe: ajo e aljbëreshvet e sudit të ‘Taljes.

Ata migrantet çë ndër sekuljit XV /XVI pështuan ka patrja tyre e ka turqt çë Skënderbeu u vra t’i burrarnej. Në Bazilikatë mënd ndodheshë tek një katund ku udhat kanë dy ëmëra (një në ljëtisht e një nd’aljbërisht), njërzit nëmërenjen dy gljuhë, kljisha ka mozajqe e ikona bixantine e shëjti tyre vjen ka Orjendi. Ky llok është Zhura e ka këtë ëmer pse ish pljot me voshqe e sparta me ljlje të verdha çë një herë gratë e tirin e burrat bëjin verën, valjt e grurët, të ljidhur fort kundër ljëtinjvet; zhurjanët janë një kolonje çë vjen ka Shkodra, çitat ka norda e Albanisë: pështuan ka turqit e sualltin bashkë me ata rite e tradhita ndryshe e gurë me të çiljet stistin kljishën çë adhe sod është atje.

Tek ky vend ndodhet të shkoshë një ditë me stërnipin e Skënderbeut e të kuljtoheshë sa ‘Talia e Albania jane të ljidhura në rrispjetin njëratjetrën të orixhinavet tyre. Po, me motin çë shkon e me xheneracjunat të rea, identitata aljbëreshe biret. “Shumë të rinj- spjegar Donato Michele Mazzeo, presdhendi i komitatit 544 , organixatori i konvenjit, e asesor i kulturës në Baril- nëk e xënë më gljuhën, shumë iknjen ka katundi e s’janë të nderesartur e dica ngrënjen shpatullat kur se disa rrinë për të ndihnjen këtë komunitatë tek guerra kundër motin çë ndron, kundër kjo modernitat a forca çë shkeljen tradhita kaq të bukura.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)