Gjinkondi lidhur me incidentin e ditës së Verës në Elbasan: Si mundet që dy gra si Monika e Grida të përkrahin dhunën
Monika Kryemadhi dhe Grida Duma
Aktivistja Bizida Gjikondi ka reaguar e revoltuar lidhur me incidentin e djeshëm në Elbasan, sidomos për reagimet e Grida Dumës dhe Monika Kryemadhit, të cilat sipas saj e kanë mbështetur këtë skenë dhune.
“Po si mundet një grua, një nënë, të shoh bij nënash të tjera që rrihen e shqyhen e shahen me ulërima, si nuk ju prishet gjaku ?! Mua më prishet !”, shkruan ajo.
Gjikondi shkruan se listat duhet të kenë në përbërje burra dhe gra dinjitoze, jo agresive, jo imorale, jo të korruptuara por sipas saj duhet të jenë shembuj të gjallë morali jo zjarrhedhëse dhe gojëhelm.
“Vota dhe jo dhuna është fjala e parë dhe e fundit ! Asgjë tjetër !” shkruan në fund ajo.
Grida Duma përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka publikuar ditën e djeshme skenën e dhunës duke shkruar “Duke ndodhur...”.
Ndërsa Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi teksa po prezantonte kandidatin për deputet në Përmet, foli edhe lidhur me përplasjen, duke e mbështetur atë që bënë militantët e PD-së.
Kryemadhi shtoi gjithashtu gjatë fjalës së saj se rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, aty ku njerëzit e përzunë kryeministrin Rama dhe i thanë ik largohu.
Gjatë festimeve të ditës së Verës në qytetin e Elbasanit ndodhi një skenë dhune mes militantëve të PD-së dhe PS-së.
Episodi degjeneroi në përplasje fizike dhe vetëm ndërhyrja e policisë mundi të shmangë precipitimin e mëtejshëm, duke shoqëruar në Komisariat disa persona.
Pamjet janë transmetuar live edhe në Facebook-un e kryetarit të PD-së, Basha, i cili më pas e fshiu atë.
Incidenti i djeshëm ka shkaktuar një “lumë” reagimesh dhe komentesh.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.7%
-
Pak
41.6%
-
Aspak
29.7%
Vota total: 310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si mundet që deputetë si Tabaku, Gjekmarkaj, Alizoti, Bushati etj, të votojnë gojëkyçur se ashtu do Doktori
27 Korrik, 11:10
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Po bëjmë gati draftin për ta çuar çështjen në Kushtetuese! Rama dhe Berisha janë bashkë, ndëshkojini me vote
27 Korrik, 10:16
-
Zaloshnja: 47 deputetë përcaktohen nga kryesia e PS-së, rreth 33 direkt nga votuesit socialistë
27 Korrik, 09:59
-
Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti
26 Korrik, 21:37
-
Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?
26 Korrik, 20:31
-
Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel
26 Korrik, 19:21
-
'Te cila PD-je? Mos na merr për budallenj?', Burimi dhe Logu përplasen në 'Studio Live': Krijo shoqatë si puna e Shabanit
26 Korrik, 17:59
-
'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit
26 Korrik, 12:13
-
Marrëveshja zgjedhore dhe e Djathta!
25 Korrik, 20:20
-
Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët
25 Korrik, 19:16
-
Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë
25 Korrik, 11:13
-
Bardhi e zëvendësoi me Ina Zhupën te Komisioni i Medias, largohet nga grupi i PD-së Flutura Açka: S’mund të bëj sehir kur minohet demokracia
25 Korrik, 07:55
Mos u cuditni se si Monika dhe Grida rrugace jan
Përgjigju