Gjinushi: E majta fiton po s`u prek
KQZ asnjë të përbashkët me LSI
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, është shprehur se nëse KQZ vepron ligjshmërisht, fitorja e 23 qershorit shkon tek e majta. Ai akuzoi kreun e qeverisë Sali Berisha se po kryen veprime antiligjore duke mbajtur të gjithë përgjegjësinë për rrezikimin e zgjedhjeve.
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, është shprehur se nëse
KQZ vepron ligjshmërisht, fitorja e 23 qershorit shkon tek e majta. Ai akuzoi kreun e qeverisë Sali Berisha se po kryen veprime antiligjore duke mbajtur të gjithë përgjegjësinë për rrezikimin e zgjedhjeve. “Janë gjëra që i kemi paralajmëruar.
Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore, me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha. Nëse KQZ është e ligjshme, e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit”, ka theksuar Gjinushi nga qyteti i Beratit.
Ndër të tjera, kreu i PSD, theksoi se kjo parti ka të përbashkët me PS 8 vitet në opozitë, kurse me LSI nuk ka asnjë të përbashkët, ndoënëse ka theksuar në të njëjtën kohë se asnjë nuk i ndan me partinë më të madhe që është në opozitë. “Meraku është edhe me LSI, e cila ka lëvizur nga e majta. Edhe brenda opozitës ka variante të këqija dhe të mira.
Me PS nuk na ndan asgjë, na bashkojnë 8 vite opozitë. Me LSI nuk kemi asgjë të përbashkët, ne kemi tjetër moral politik. LSI ka pragmatizmin e vet, qytetarët e ndajnë këtë punë me votë. Nuk do të afrohemi fare me LSI, do qëndrojmë në distancë. E majta nuk duhet të shitet, të jetë sa më pavarur dhe e pastër”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, për kreun e PSD, Berisha po qëndron në pushtet me votat e së majtës në 2009. “PSD nuk bën pazare dhe dallon nga partitë e tjera politike. Kjo është mënyra për të pastruar të majtën. Berisha po rri në pushtet me vota të majta, si në 2009-ën”, nënvizoi Gjinushi. Edhe pse ai është shprehur se PSD është një parti e majtë, ende nuk është zyrtarizuar lidhja e marrëveshjes me Partinë Socialiste.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73.9%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55