GJIROKASTER- Anëtarë të partisë Komuniste në Gjirkastër kanë kërkuar ringritjen e monumentit të ish-diktatorit, Enver Hoxha.
 
Kjo kërkesë erdhi nga rreth 20 përfaqësues të kësaj partie, të cilët përkujtuan edhe 105-vjetorin e lindjes së ish-udhëheqësit komunist, para godinës së lindjes së Enver Hoxhës në lagjen “Palorto”.
 
Ata thonë se nëse qeveria Rama nuk e miraton këtë kërkesë, atëherë ata do të gjejnë vetë fondet për rindërtimin e një monumenti identifikues të ish-diktorit Hoxha. Sipas tyre busti i ish-dikatorit do të rindërtohet në Bronx, ose i gdhendur në gur. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)