Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për armëmbajtje pa leje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasëve:
Hetem Demçe , 25 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Roland Shemollari , 24 vjeç, banues në Roskovec, Fier.
Arrestimi i tyre në flagrancë u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, më datën 28.03.2015, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Hetem Demçe në lagjen “Zinxhira” Gjirokastër, ku banonte dhe shtetasi Roland Shemollari nga Fieri.
Gjatë kontrollit të ushtruar , rezultoi se në rrethimin e brendshëm të banesës , të futur në një thes plasmasi u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik i markës “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë.
Arma e zjarrit dhe krehëri me fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Armbajties pa leje”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com