GJIROKASTER - Një person është vënë në pranga, pasi akuzohet për një sërë grabitjesh, mes tyre edhe për vjedhje të kishave në komunën e Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës.
Policia e Gjirokastrës arrestoi Artan Muçmataj 42 vjec nga Patosi i Fierit, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
42-vjeçari akuzohet për thyerje të arkës së parave në kishën e fshatit Likomil, duke marrë prej andej të hollat e besimtarëve dhe kazanin e pagëzimit.
Gjithashtu Muçmataj akuzohet se ka vjedhur me thyerje kampin e pushimit të fëmijëve të Mitropolisë në Likomi,l të komunës Dropull i Sipërm, duke marrë një pompë uji e kabllot elektrikë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura nga 42 vjeçari në kisha dhe në disa banesa.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com