Një 23 vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e 3 kuajve. Burime nga Drejtoria e Policisë Së Qarkut Gjirokastrës bënë me dije se bëhet fjalë për Dritan Ferkollari, banues në Sukth të Durrësit. Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, me datë 9 qershor të këtij viti e dënoi Ferkollarin me dy vite burg, pasi ai një vit më parë, në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” të Këlcyrës, ka vjedhur 3 kuaj. Materialet në ngarkim të 23 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Vjedhje e Pasurisë”.
/Shqiptarja.com











