GJIROKASTER - Një shtetas nga Sudani ka rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës. Pas operacionit të koduar “Udhërrëfyesi” nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është arrestuar në flagrancë Muhamed Ali, 34-vjeç pasi ndihmonte një shtetas tjetër nga Sudani, për ta çuar në Mal të Zi , kundrejt vlerës 400 Euro. Operacioni është zhvilluar poshtë fshatit Nepravishtë të rrethit Gjirokastër.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë grumbulluar informacione nga klandestinët e tjerë të kapur gjatë operacioneve të mëparshme se ky shtetas ka hyrë disa herë të tjera ilegalisht nëpërmjet kufirt jeshil me shtetin grek me qëllim dhënien ndihmë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dhe më pas duke ju treguar rrugën për në Malin e Zi, shtetasve që vijnë nga vendet e treta, kundrejt pagesës 400 Euro për person.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com