“Ka patur një rrëshqitje dherash në pjesën e Kodrës poshtë pallatit, e cila pas relacionit nga Shërbimi Gjeologjik do të ketë edhe shkakun se përse ka ndodhur kjo gjë si dhe konkluzionet përfundimtare se përse ka ndodhur kjo gjë dhe konkluzionet përfundimtare për masat e marra që duhen marrë në vijim. Ne tani jemi të fokusuar te qytetarët për t’i qetësuar ata që të bëjnë një gjum të qetë. Ne jemi në çdo moment të përgatitur për t’i respektuar këto hapa ligjor në mënyrë që qytetarët të mos jenë pa një mbështetje. Unë mund të flas për institucionin e Bashkisë i cili në asnjë moment nuk ka dhënë një leje ndërtimi apo ndërhyrje të palejuar në këtë zonë”, është shprehur krybashkiakia e Gjirokastrës Zamira Rami.
Por këtij urdhri nuk i janë bindur të gjithë banorët e pallatit të rrëzikuar. Dy familjet që ndodhen në katin e parë, e kanë parë të udhës të qëndrojnë për shkak se besojnë se godina gjashtë katëshe, nuk ka rrezik. Nikolla dhe Aristulla Hroni, e kanë blerë apartamentin nga Enti i Banesave në vitin 1992. Nikolla 86 vjecar, rrëfen për Report TV, se as ai dhe as e shoqja e tij 88 vjecare, nuk pranojnë të dalin nga shtëpia pasi janë të bindur se pallati nuk paraqet rrezik.
“Ku të venja? Më mirë isha në shtëpinë time se e dinja se nuk kishte rrezik. Nuk do të lëviz nga banesa në asnjë mënyrë”, thotë Nikolla Hroni banor i pallatit.
Edhe e shoqja e tij Aristulla Hroni 88 vjeçe, shprehet se nuk do të lëvizë nga banesa edhe sikur të vijë policia.
“Nuk do dal këtej. Dua të vdes këtu edhe po më erdhi vdekja. Skam ku të shkoj tjetër veçse të qëndroj këtu me burrin tim. Nuk kam ndërmend të lëviz edhe sikur policët të vijnë dhe të më heqin zvarrë”, thotë bashkëshortja e Nikolla Hronit, Aristulla Hroni.
Pallati 5 katësh që ndodhet në lagjen Puntori të Gjirokastrës rrezikon të shembet pasi një biznes i cili ndodhet në pjesën jugore të tij ka kryer disa punime, duke gërryer një sipërfaqe të kodrës. Ditën e sotme është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve, deri në daljen e një përgjigje nga institute i gjeologjisë, ku do të përcaktohet rrezikshmëria e kësaj rrëshqitje. Ndërsa për banorët si vendqëndrim është përcaktuar konvikti i shkollës së mesme pedagogjike.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO






