GJIROKASTER - Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, është shënuar fluks i madh në dalje. Mbi 2 orë kanë pritur shtetasit shqiptarë në këtë stacion kufitar, të cilët kanë pohuar se kjo situatë përsëritet gjatë gjithë viteve.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë nyje kufitare, kanë dalë mbi 7500 persona, ndërkohë në hyrje kanë qënë shumë pak emigrantë dhe më tepër turistë të huaj. Edhe pse pala shqiptare ka vënë në funksion shtatë sportele vetëm në dalje, fluksi i lartë ka bërë që emigrantët të ndeshin me vonesa gjatë përpunimit të dokumenteve.

Edhe në palën greke, janë shënuar radhe të gjata pritjeje për shkak të punës me pak sportele në hyrje. Ndërkohë qytetarët teksa prisnin në rradhë, kanë ngritur si shqetësim edhe mungesën e tualeteve. Gjatë 24 orëve të fundit në hyrje janë shënuar 3000 persona.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)