GJIROKASTER - Specialistët italianë me mjete fluturuese tip DRON, realizuan ditën e sotme fotografime dhe filmime ajrore në sitet arkeologjike të Adrianopolit, Frashtanit dhe Jorgucatit, si dhe në site të tjera të luginës së Drinos.
Kjo nismë e cila realizohet në bashkëpunim më Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Parkun Arkeologjik Antigone-Adrinaopol, synon nisjen e procedurave eksperimentale të rilevimeve arkeologjike.
Sipas specialistëve italianë, kjo është një teknikë bashkohore për realizimin e filmimeve dhe fotografive nga ajri të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Specialistët italianë të fotografimeve ajrore në bashkëpunim me organizmat lokalë të trashëgimisë kulturore, po realizojnë fotografi dhe filmime nga ajri edhe në qëndrën historike të Gjirokastrës.
Kërkimet dhe studimet arkeologjike të palës italiane në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, po kontribuojnë në zhvillimin e territorit nëpërmjet njohjes, mbrojtjes dhe vlerësimit të pasurisë kulturore dhe arkeologjike në luginën e Drinos.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO