GJIROKASTËR -  Grabitet me armë lodër, një kazino në qytetin e Gjirokastrës. Një 33-vjeçar me iniciale R.M ka kërcënuar kamarieren e kazinosë duke i vënë “armën” në kokë dhe detyruar të hapë arkën ku grabiti 25 mijë lekë. Më pas, ai e ka mbylluar atë në tuale dhe është larguar.
 
Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, e ka shpallur grabitësin në kërkim. Mendohet se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)