Procedimi ndaj 60- vjeçarit, D.M, ka filluar pasi në pronën e tij në lagjen “Pazar” të qytetit është kapur duke hapur një kanal pa leje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.0782017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.M, vjeç 60, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Pazar”, në pronën e tij, u kap duke hapur një kanal pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal