GJIROKASTER - Gjashtë shtetas të huaj klandestinë janë kapur sot në vendin e quajtur Viroi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa një shqiptar është arrestuar pasi i ndihmonte në kalimin ilegal të kufirit.
Policia e Gjirokastrës njoftoi se 6 personat nga Algjeria, Tunizia dhe Siria kishin hyrë ilegalisht në teritorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.
Ata po tentonin të kalonin përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi e më pas në një nga vendet e BE-së.
Policia arrestoi shtetasin Lorenc Haxhia, 25 vjeç nga Tepelena, i cili po i ndihmonte klandestinët kundrejt vlerës 500 euro secili, gjithsej 3000 euro për t’i transportuar në kufi me Malin e zi. Arrestimi Iitij u bë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.
Policia sekuestroi edhe mjetin me të cilin do të kryhej transportimi i të huajve deri në veri të vendit Benz me targa TP 28 27 B.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com