GJIROKASTER - Shirat e rrëmbyeshëm po shkaktojnë rrëshkitje problematike të tokës në qytetin e Gjirokastrës. Në disa raste kryesisht në pjesën e sipërme të qytetit, fenomeni i erozionit, ka shkaktuar probleme për jetën e përditshme të komunitetit. 

Në lagjet Kodra e Shtufit, dhë Cfakë rrëshkitjet e tokës kanë dëmtuar segmentet rrugore, ndërkohë që disa familje kanë braktisur shtëpitë si shkak i kërcënimit nga rrëshkitjet e tokës. 

Për specialistët gjeologë fenomeni i erozionit minimizohet duke zbatuar projekte për pyllëzimin e zonave të rrezikuara, displinimin e ujrave sipërfaqësore, ndërtimin e mureve mbajtës etj.

"Unë mendoj që këto rrëshqitje parandalohen dhe parandalohen me masa mbrojtëse dhe rehabilituese dhe këto janë ndërtimi i mureve dhe pritave, drenazhimi i ujërave sipërfaqësore, rrjetat e telit dhe pyllëzimi i kodrave. E gjithë lugina e Drinos është ndërtuar nga formacionet fishore." shprehet gjeologu Cano Nora.

Probleme të erozionit si shkak i shirave të rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit, janë evidentuar edhe në zonën e Picarit, Libohovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)