Gjirokastër, ndalohen 22 klandestinë
mes tyre 2 gra e një fëmijë nga Siria

Gjirokastër, ndalohen 22 klandestinë<br />mes tyre 2 gra e një fëmijë nga Siria
GJIROKASTER- Sektori kundër trafiqeve kreu sot dy aksione të tjera në Gjirokastër, duke bërë të mundur ndalimin e 22 emigrantëve nga Eritrea, Siria e Sudani.

Nga operacioni i parë nga sektori antitrafik janë bllokuar 7 klandestinë në afërsi të fushës së Valares, ndërsa gjatë operacionit të dytë nga policia kufitare janë ndaluar 15 klandestinë pranë fshatit Glinë.

Sipas burimeve të policisë, 22 emigrantët ishin futur ilegalisht në tokën shqiptare.

Ndërmjet klandestinëve nga Eritrea, Siria dhe Sudani, ishin 2 gra dhe një fëmijë 2 vjeç.

Rastet ndalimit të klandestinëve që futen ilegalisht në tokën shqiptare janë bërë të shpeshta në Gjirokastër. Para pak kohësh, u kap një tjetër grup klandestinësh, po nga Siria dhe Sudani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë