Gjirokastër, ndalohet një tjetër
grup me 26 klandestinë

Gjirokastër, ndalohet një tjetër<br />grup me 26 klandestinë
GJIROKASTER- Në Gjirokastër është zhvilluar një tjetër operacion për bllokimin e klandestinëve, nga sektori kundër trafiqeve të paligjshme në drejtorinë e policisë së këtij qyteti.
 
Rreth orës 04:30 specialistët e sektorit antitrafik të Gjirokastrës janë vënë në ndjekje të një grupi klandestinësh që lëviznin me këmbë në shtratin e e lumit Drino, nga Jorgucati në drejtim të qytetit të Gjirokastrës në Sofraktik.
 
Këta shtetas kanë dalë në rrugë ku kanë ndaluar një furgon dhe kanë hipur 26 klandestinë, mes tyre 4 femra.
 
Specialistët e antitrafikut të cilët menjëherë janë vënë në ndjekje të furgonit, kanë ndaluar mjetin në hyrje të Gjirokastrës, i cili drejtohej nga shtetasi S.B, 26 vjeç nga Mallakastra.
 
Drejtuesi i mjetit dhe shoku i tij 28-vjeçar janë shoqëruar në komisariatin e qytetit për t’u marrë në pyetje.
 
Klandestinët ishin kryesisht nga Eriteria, Pakistani e Maroku. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen