Banorët e lagjes Gërhot, kanë dhënë alarmin përmes Report TV pasi u rrezikohen banesat e tyre nga rrjedhja e pakontrolluar e ujërave të këtij përroi.
“Ne përmbytemi nga përroi, shteti na i dha lejet për të ndërtuar shtëpiat tani të vijë të marrë përgjegjësitë, skishin pse na linim të ndërtonim. Nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti”, shprehen banorët.
Inertet si pasojë e vërshimit të ujërave të Cullos, kanë përparuar akoma më shumë në drejtimin lindor të rrugës madje presioni i ujit ka qenë aq i lartë, saqë dëmtoi edhe kanalin nëntokësor që rjedh drejt e në lumin Drino.
Dëmet e shkaktuara sot, janë në vazhdën e atyre të fillimit të këtij muaji ku kodra zhavorrishte përbri unazës. Pas raportimeve në Report Tv, ka ardhur një skrep nga Bashkia e Gjirokastrës ku po ndërhynte në largimin e inerteve në kufirin që ndan rrugën me zhavorrishten e madhe.
“Që kur bënë urën dhe bënë edhe fushën e aviacionit ne përmbytemi kështu, kryetarja e bashkisë erdhi sa na mori votën edhe ska ardhur më. Akoma nuk kanë pastruar rrugën nga përmnbytjet e herës së parë”, thonë banorët e irrituar.
Vetë banorët ndihen të kërcënuar nga gjendja e krijuar dhe aq më shumë nga rizgjimi i Cullos fuqia e të cilit njihet këtu e 100 vite të kaluara ku dhe shkaktoi përmbytje të qytetit.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO







