GJIROKASTER-  Dy grupe klandestinësh janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia e Gjirokastrës.

Grupi i parë i përbërë nga 11 shtetas sudanezë u ndaluan në pyllin e Ujit të Ftohtë. Klandestinët për të mos u kapur lëviznin kodrave apo shtratit të Drinos, në drejtim të Tepelenës.

Rreth orës 08:00 zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës Genti Mullai, njoftoi për ndalimin e grupit të dutë, të përbërë nga 12 klandestinë, 7 nga Siria është të kapur po në kondrat e Tepelenës. Policia e Gjirokastrës informon se operacioni vazhdon.

Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një sërë operacionesh për ndalimin e klandestinëve të cilët nga Greqia hyjnë në Shqipëri për të kaluar më pas drejt vendeve të Europës Perëndimore. 

(sg/shqiptarja.com)