GJIROKASTËR - Gjirokastra ishte ndalesa e radhës e Kryeministrit, Edi Rama në vazhën e tureve të tij elektorale. Teksa ka karkuar përpara banorëve që më 21 qershorë të votojnë për kandidaten e majtë, Zamira Rami, Rama tha se do i jepet fund një banditizmi që vijon prej shumë vitesh në këtë qytet, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Ai tha se anëtarët, kandidatët e Partisë Demokratike janë bërë si agallarë, duke thënë se “kanë gjetur shesh e kanë bërë përshesh” me pyjet, kullotat dhe bagëtitë, duke thënë se për secilin prej tyre do nisin hetimet dhe do vihen përpara drejtësisë për çdo shkelie.

Do i japim fund një banditizmi që vijon prej shumë vitesh si ai që kërcënuan bashkfshatarët e tyre se do humbasin kullotat sikur ua kanë dhënë  ata në në dorë kullotat. Se këta të PD-së kanë gjetur sheshe e kanë bërë përsheshe me pyjet, kullotat, bagëtitë, e janë bërë si agallarë. Për ta do vijojë edhe hetimit, për të gjitha grabitjet e tokave që u kanë bërë qytetarëve, gllabëritjes së pasurisë së tyre” - tha Rama.
 
Teksa foli për të mirat që sjell për çdo familja reforma e re territoriale, Rama tha se i kthen bashkitë në funksionin që duhet të kenë në shërbim të çdo qytetari, arsye për të cilën ka marë edhe pëlqimin e qytetarëve kur ka kaluar në parlament.

Reforma jonë i kthen bashkitë në vendin e duhur dhe me shërbime u jep qytetarëve atë që meritojnë. Me se do e hedhin ata poshtë reformës tonë? Si? Ajo ka kaluar me 88 vota në parlament dhe është e diktuar nga qytetarët si reforma e duhur. Turp për një parti e cila duhet të ishte alternativa e shpresës dhe i kërkojnë qytetarëve të ecin në rrugën e gabuar, por ka ikur ajo kohë. Shqipëria do shkojë drejt modernizimit. Ndaj votoni Zamira Ramin në Gjirokastër dhe Luiza Mandri në Libohovë”, - tha Rama.
 
Rama ka thënë se mazoranca qeverisësë edhe pse përbëhet nga dy partia, PS-ja dhe LSI-ja, janë një fuqi e vetme udhëheqëse që di dhe është në rrugën e duhur për të bërë shtet për të gjithë shqiptarët.

“Ju jeni dëshmitarë të rrethimit të plotë që Saliu i bëri gjirokastrës për vitet të tëra duke e cilësuar si një kështjellë e cila duhej marë me çdo kusht. Ndaj ju më 23 qershorë të dy viteve më parë morët vendimin historik për të dhënë fund rrënimit të këtij qyteti. Ndaj dhe Gjirokastra sot ka marë rrugën e rilindjes. Edhe pse sot ka shumë probleme dhe shumë familje që kanë shumë probleme dhe e di shumë mirë se sa shumë këta familje presin prej nesh, por unë e di shumë mirë se kjo është një zonë ku njerëzit e mënçur e fisnik e kanë farëe të qartë që 18 muaj janë të pamjaftueshëm për të shëruar plagët e thella që hapi një shtet rrënues. Dhe ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh. Por këto ndryshime janë provë e sigurtë se ne jemi fuqia e duhur në kohën e duhur dhe e kemi kthyer vendin në drejtimin e duhur. Ne jemi 2 parti por një fuqi e vetme udhëheqëse që dimë dhe do bëjmë shtet për shqipëtarët”, tha më tej Rama.

Rama e ka quajtur fushtën e Partisë Demokratike të dështuar sepse sipas tij ata nuk kanë një program dhe një vizion të qartë për tju shërbyer shqiptarëve. Sipas tij premtimet që ata bëjnë përpara qytetarëve janë absurde sepse nuk mund të realizohen në një shtet që shkon drejt Europës e modernizimit.  Rama tha se PD-ja e cila lindi si një shpresë e madhe po shkon drejt dëshpërimit dhe drejt një përçarje të madhe

Programet e kandidatëve tanë, ai i zamirës, Luizës janë programe për familjet shqiptare janë programe për anëtarët e çdo familje. Nga ana tjetër ju shikoni një fushatë pa asnjë lidhje me këto. PD-ja ka dalë nëpër shqipëri të të kërkojë sa më shumë njerëz që ti budallallepsë dhe ti bëjë bashkë të gjithë budallenjtë, për tu treguar të gjithve një përralllë nga e kaluara. Jam shumë kurioz të di ku mendon PD-ja këta budallenj, që të besojë ato që ata thonë, që do kthejë qylin tek drita apo që do uli taksat. Me se do i bëjë ky këto? Me avionin e Dinos? Unë besoj se ajo fushatë është një dështim, është mungesë e vizionit dhe e dijes. Ajo parti që lindi si një shpresë e madhe po shkon drejt dëshpërimit dhe drejt një përçarje të madhe.
Në Gjirokastër ne nuk e diskutojmë fitoren e Zamirës. Por Gjirokastrës i takon të marë pjesë më shumë se çdo herë tjetër në votime më 21 qershorë, për ti dhenë votën një gruaje e cila do jetë amvisa e mirë e punëve të përbashkëta në Bashki. Për të votuar si asnjëherë tjetër më shumë gra dhe vajza se asnjëherë tjetër. Sytë e mi nuk kanë parë asnjëherë më shumë gra dhe vajza prezente në zgjedhje. Konkurenca është shumë e fortë por një gjë është e sigurtë, kur Gjirokastritet dali nga shpia nuk kthehen asnjëherë duarbosh në shtëpi. Ju e dini mirë se çfarë kanë hequr gjithë këto vite, të braktisur e të lënë vetëm, por tashmë nuk do jenë më vetëm, sepse këtë herë nuk zgjedhim për kryetarin e komunës, por për një bashi të re të madhe, të një shtëpie të përbashkët. Për herë të parë familjet që jetojnë në fshat do kenë një derë ku të trokasin, do kenë bashkinë dhe kryetaren e re të bashkisë”
, - tha Rama.

 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)