Gjirokastër, spitali mungesë gjaku
studentët dhurojnë për talasamikët

Gjirokastër, spitali mungesë gjaku<br />studentët dhurojnë për talasamikët
GJIROKASTËR - Studentët e Universitetit “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, i janë përgjigjur thirrjes për të dhënë gjak në ndihëm të fëmijëve talasemikë të cilët janë shtuar mjaft gjatë viteve të fundit në jug të vendit.
 
Banka e gjakut në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ka shfaqur mungesë të rezervave të gjakut për pacientët që kryejnë operacione në këtë spital dhe kjo ka bërë që Kryqi i Kuq i Gjirokastrës, të merrte iniciativën për të dhuruar gjak.
 
Gjatë dy ditëve të fundit, kanë dhuruar gjak 32 studentë ndërkohë që aksioni i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ka prekur edhe institucione të ndryshme kryesisht ato të Policisë së Shtetit.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie