GJIROKASTER- Guidat dhe ciceronët duket se nuk do jenë më e vetmja mënyrë për të orientuar turistët e huaj rreth asaj çka ofron qyteti i gurtë, Gjirokastra. Kjo pasi në sezonin e ardhshëm pritet të ngrihen disa pika interneti falas, që orientojnë turistët në gjuhët kryesore ndërkombëtare, lidhur me vendet turistike, restorantet, hotelet, etj.
Ky është projekti më i ri shqiptaro-grek, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Odise Kote, bëhet fjalë për një paketë promocionale turistike për qytetin e Gjirokastrës duke mos anashkaluar inventarizimin e të gjithë objekteve dhe dokumentacionit turistik, historik, arkitekturor dhe i monumenteve të kulturës që ka qyteti.
Pikat falas të internetit do të ngrihen kryesisht në zonën muzeale. Më të veçanta janë guidat turistike të dixhitalizuara në 40 celularë, të cilat do të vihen në funksion nga Zyra e Informimit Turistik për të rritur perfomancën turistike të qytetit të Gjirokastrës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com