GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët tentonin të grabisnin varrezat e qytetit. Ata janë Florenc Mahmud, i datëlindjes 1993, lindur e banues në Elbasan; si dhe Denis Bajrami, datëlindja 1991, gjithashtu lindur e banues në Elbasan e i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre u krye pasi, siç njoftoi policia vendase, “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 16.30, të datës 07.04.2012 , janë kapur në flagrancë nga ana e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër duke vjedhur zgarrat e hukurit të murit rrethues të varrezave të reja publike të Qytetit Gjirokastër në lagjen SMT, si dhe duke dhunuar varret”, nga të cilët merrnin pjesën prej bronxi.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim“.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com