Gjirokastër, zjarrfikës e qytetarë
shuajnë me kova zjarrin në Kala

Gjirokastër, zjarrfikës e qytetarë <br />shuajnë me kova zjarrin në Kala
TIRANE - Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të monumentit më të vizituar në Gjirokastër, kështjellës së qytetit. Zjarri ka rënë në orën 17:30 minuta dhe i favorizuar nga era, është përhapur me shpejtësi në të dy anët e kështjellës. Si vatër e zjarrit është përcaktuar hyrja e tunelit që lidh pjesën muzeale të Pazarit Karakteristik, me lagjen “Manalat”.

Nga mënyra e shpërthimit të flakëve të zjarrit, gjykohet se ai është vendosur qëllimisht nga kalimtarë që shfrytëzojnë këtë rrugë kalimi, pasi zjarri është vendosur në të dy anët e tunelit.

Kanë qenë punonjësit zjarrfikës dhe strukturat e Policisë Bashkiake që, me kova në duar, kanë ndërhyrë në mënyrë të rrufeshme duke vendosur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të flakëve. Falë këtij bashkëpunimi, është evituar përhapja e zjarrit brenda hapësirave të kështjellës, veçanërisht në sheshin ku është ekspozuar një avion amerikan i rrëzuar nga forcat partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, si trofe i epokës së socializmit.

Kurora e gjelbër e monumentit më të vizituar të qytetit është dëmtuar ndërkohë që vetë monumenti ka shpëtuar nga zjarri.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një grup turistësh nga Izraeli, kanë qëndruar në pritje dhe vetëm pasi zjarri është vënë nën kontroll, vijuan vizitën në ambientet e kalasë.

Në pjesën e pasme të kalasë, janë angazhuar qytetarë të lagjes “Manalat”. Kjo është hera e dytë brenda vitit, që bie zjarr në kalanë e Gjirokastrës pas atij të rënë në muajin shkurt, ku një zjarr aksidental, dogji një pjesë të brendshme të zonës.

(pn/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament