TEPELENE - Komuna e Lutfinjës në Tepelenë vuan mungesën e ujit prej 3 muajsh.
Rreth 4 mijë banorë të kësaj zone që prej muajit qershor sorollaten nëpër fshatrat e komunat përreth për të siguruar ujin e pijshëm, pasi në banesat e tyre që prej muajit qershor nuk rrejdh asnjë pikë ujë.
Sipas banorëve, shkak i kësaj anomalie është amortizimi i rrjetit përcjellës të ujit.
Ata shprehen të irrituar për këtë fakt, pasi apeli i tyre për zgjidhjen e situatës duket se deri tani ka rënë në vesh të shurdhët.
Banorët thonë se sistemi i kanalizimit të ujit të pijshëm ka krijuar shpesh herë probleme, pasi tubot përcjellëse të saj janë të amortizuara në shumë segmenete.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com